Ilustrimet nga David Friedman
Botim Edukativ i Qendres Shqiptare per Kerkime Ekonomike
I nderuar me:
Medaljen e Nderit George Washington
nga Fondacioni Freedoms Foundation ne Valley Forge me 1990
per Edukimin Ekonomik dhe Komunikimin Publik
I botuar ne 6 gjuhe te huaja:
Hollandisht, Lituanisht, Norvegjisht, Rumanisht, Rusisht dhe Serbisht
E drejta e autorit te tekstit 1981 & 1987 & 1995 nga Ken Schoolland. Botimi origjinal, 1988. Ilustrimet dhe kopertina, e drejta e autorit, 1995, nga Shoqata e Biznesit te Vogel, Hawai. Te gjitha te drejtat te rezervuara. Ky liber ose pjese te tij nuk mund te riprodhohen ne asnje forme ose te ruhen mekanikisht ne çdo lloj sistemi ruajtes, pa lejen me shkrim te autorit.
Botuar nga Qendra Shqiptare per Kerkime Ekonomike,
Rr: I. Qemali, P. 34/1, Ap. 5/4, Kutia Postare 2934, Tirane, Shqiperi,
Tel: (355-4) 225-021; 259-637
Fax: (355-4) 225-021
E-mail: zpreci@interalb.net; acer@abissnet.com.al
http://www.acer.org.al
Titulli i Origjinalit:
The Adventures of Jonathan Gullible
A FREE MARKET ODYSSEY
Second Edition Revised, 1995
Perktheu nga anglishtja: Kozeta ÇUADARI
Redaktor: Dr. Zef PREÇI
Design: Auron PASHA
E drejta e autorit ? nga Ken Schoolland
ISBN 0-9623467-1-3 (Versioni Anglisht)
? Per Botimin Shqip: Qendra Shqiptare per Kerkime Ekonomike
(QShKE)
Botimi i ketij libri ben pjese ne perpjekjet e
Qendres Shqiptare per Kerkime Ekonomike
per promovimin e ideve te tregut te lire.
Tirazhi: 800 kopje
Shtypur ne Shtypshkronjen ALBDESIGN
Tirane, 1998
Vajzës time, Kenli dhe brezit të saj, për të cilët
u shkrua ky libër.
Falenderimet
U jam shumë mirënjohës për këtë projekt
kontributit të personave të mëposhtëm: Sam Slom dhe
shoqatës së Biznesit të Vogël (Small Business), Hawai,
për botimin e këtij libri; Flora Ling, për kontributin e
saj si redaktore në gjithë paraqitjen e librit; David Freidman,
per ilustrimet bashkëkohore; Tiffany Catalfano, për ilustrimet
reale në origjinal; Vince Miller dhe Jim Elwood, për promovimin
e librit nëpër botë; Hubert & Rita Jongen, Wimmie Albada
dhe Ton Haggenburg, për botimin në gjuhën hollandeze; Dmitrii
Costygin dhe William Milonoff, për botimin në gjuhën ruse;
Linda Tjelta, për botimin në gjuhën norvegjeze; Vigis Daukas,
për botimin në gjuhën lituaneze; Tomislav Krsmanovic, per
botimet ne gjuhen serbe e maqedonase; Valentina Buxar, për botimin
në gjuhën rumune; Doug Thorburn, Danute, Venta & Vytas Barauskas
dhe Lane Yoder, per sponsorizimin e botimeve ndërkombëtare; Dale
Pratt për inkurajimin në transmetimet radiofonike origjinale;
Lane Yoder, Rock Johnson, Jim & Vy Satov dhe, veçanërisht,
Fran Slom për komentet dhe asistencën producente; Adam Smith,
Fredric Bastiat, Milton Rose & David Friedman, Any Rand, Duncan Scott,
Dick Randolph, Hanry David Thoreau, Murray Rothbard, Lysander Spooner,
Fyodor Dostoyevsky, George Orwell, Jonathan Swift, Lao Tzu dhe të
tjerë anonimë, për frymëzimin që më dhanë
ide të ndryshme, të paraqitura në këtë libër;
si dhe familjes time për inkurajimin e saj dhe për ndikimin në
zhvillimin e vlerave të mia personale dhe filozofike.
Përmbajtja
Kapitulli
1. Stuhia
.6
Xhonathani niset për në det të hapur dhe, pasi mbytet
anija, përfundon në një ishull të panjohur.
2. Ngatërrestarët
7
Xhonathani i përgjigjet thirrjes së një gruaje për
ndihmë.
3. Qirinj dhe Pallto
8
Xhonathani mëson mbi ndalimin e rrezatimit diellor.
4. Policia e Ushqimit
.9
Një grua dhe fëmijët e saj i tregojnë një
histori të frikshme.
5. Një përrallë jo e zakonshme peshqish
..11
Një peshkatar ndan me të drekën e tij të varfër.
6. Kur shtëpia nuk është shtëpi
.12
Xhonathani shikon se si prishen shtëpitë në Korrumpo.
7. Dy kopshtet zoologjike
.14
Dy kopshtet e thurur njëlloj e vënë Xhonathanin në
siklet.
8. Si bëhen paratë
.15
Xhonathani kërkon të prodhojë para.
9. Makina e ëndrrave
.17
Një arkë misterioze shkakton mbylljen e një fabrike.
10. Shitja e pushtetit
..20
Zonja Bes Tuid e inkurajon Xhonathanin ti hyjë politikës.
11. Vdekje berberëve të paligjshëm
.22
Xhonathani mëson të vërtetën e tmerrshme mbi shkallëzimin
e krimeve.
12 Betejat në bibliotekë
.24
Një burrë e një grua debatojnë për çmimin
e librave të lejuar.
13. Asgjëja
..26
Një llotari zgjidh hamendjet e një artisti.
14. Pavioni me interes të veçantë
.28
Xhonathani bëhet dëshmitar i një shfaqjeje karnavalesh,
ku fitojnë të gjithë.
15. Xhaxha Samta
30
Xhonathani zbulon kuptimin e ri të një tradite të vjetër.
16. Përralla e ritreguar e breshkës dhe lepurit
.31
Përralla, që tregon gjyshja, ka një fund jo të
zakontë.
17. Bordi i Tretjes
.33
Xhonathani paralajmërohet në lidhje me drejtuesit e ushqimit.
18. Më jep të shkuarën ose të ardhmen
.35
Hajduti i merr Xhonathanit paratë dhe i jep një këshillë.
19. Pazari i qeverive
.37
Një blegtor parashtron mundësitë në zgjedhjen e
qeverive.
20. Profesioni më i vjetër i botës
..38
Një i panjohur i shtie fall Xhonathanit.
21. Ndërpreja e prodhimit
..39
Një zyrtar mban një konferencë shtypi dhe paraqet një
program të ri këpucësh.
22. Matësi i duartrokitjeve
..41
Drejtuesi i shfaqjes merr në intervistë një lider partie
dhe pjesëmarrës në fushatë.
23. Sipas nevojës
..43
Xhonathani ndjek konkursin në mbrëmjen e lamtumirës
së maturantëve.
24. Pagat e mëkatit
.45
Një i arrestuar tregon fatkeqësitë e shkaktuara nga
puna.
25. Mashtrim apo Trajtim
..50
Qytetarët e moshuar ankohen për mashtrimet që u bëhen
në pension.
26. E kujt është kjo ide brilante?
.51
Gjykatësit diskutojnë për mënyrën e të
qënit i pasur, nëpërmjet varësisë dhe përdorimit
të ideve.
27. Anasjelltas
..55
28. Merryberries
.58
Xhonathani mezi i shpëton kurthit dhe merr një mësim
mbi shëndetin.
29. Informuesi i famshëm
..61
Një udhëheqës i nderuar shpjegon se çështë
liria, përgjegjësia dhe virtyti
30. Ligji për të humburit
63
Xhonathani vë bast për një ndeshje mundjeje.
31. Lesh e li
..65
Një grua e re i tregon shqetësimet mbi strehimin.
32. Banda e demokratëve
..68
Një bandë e frikshme shkakton panik mes turmës dhe e
bën Xhonathanin të ngjitet në kodër.
33. Grabitqarë, lypësa, mashtrues dhe mbretër
.71
Xhonathani i dëshpëruar takon një korb të virtytshëm.
34. Terra Libertas
.73
Xhonathani niset në kërkim të lirisë së vërtetë.
Pyetje mbi Kapitujt
..76
Epilog dhe Shënime
..78
KAPITULLI 1
___________________
Stuhia
Në një qytet bregdetar e me diell, shumë kohë
më parë se të shfaqeshin aty yjet e kinemasë dhe makinat
e tyre verore, jetonte një djalosh i ri, që quhej Xhonathan Gullibel.
Ai ishte pothuajse i panjohur për të gjithë, përveçse
për prindërit, të cilët e konsideronin jo vetëm
të zgjuar e të sinqertë, por edhe një atlet të
vërtetë
që nga maja e kokës me flokët gri të
shpupurisur, e deri tek këmbët e stërmëdhaja. Prindërit
e tij robtoheshin duke punuar në një dyqan me pajisje varkash,
në rrugën kryesore të qytetit, përgjatë anijeve
të peshkimit. Qyteti kishte njerëz punëtorë, të
mirë e me vese.
Kur nuk merrej me punët rutinë ose furnizimin e dyqanit,
Xhonathani përgatiste varkën e tij të vjetër e nisej
nga kanali i ngushtë i portit të vogël, në kërkim
të aventurave. Si gjithë të rinjtë e qytetit të
tij, Xhonathani mërzitej duke jetuar gjithmonë në të
njëjtin vend, me të njëjtën jetë monotone e të
njëjtit njerëz përreth. Ai dëshironte të shikonte
ndonjë anije të huaj apo peshk të madh përgjatë
lundrimeve të tij të shkurtra, përtej skelës së
vogël. Ndoshta do të haste në ndonjë anije piratësh
dhe do të detyrohej të merrte detrat, duke u bërë pjesë
e ekuipazhit. Apo ndoshta, ndonjë gjuetar balenash do ta merrte si
pre të gjuetisë së tij. Por shumë nga këto lundrime,
përfundonin me uri apo etje dhe një darkë e mirë ishte
ajo çka dëshironte më shumë në ato momente.
Në një ditë të bukur pranvere me ajër
gjallërues, deti e joshi kaq shumë djaloshin, saqë nuk u
mendua gjatë. Mori me vete drekën dhe grepin e peshkimit dhe
u nis me varkën e tij të peshkimit përgjatë bregut.
Me kurrizin nga frynte një fllad i lehtë, Xhonathani nuk i vuri
re disa re të zeza në horizont, që paralajmëronin stuhi.
Sapo doli nga porti, u ndje më i sigurtë. Edhe kur era filloi
ti rrihte shpinën, nuk e vrau shumë mendjen, derisa ishte tepër
vonë. Stuhia shpërtheu dhe ai u gjend Brenda saj, duke u përpjekur
të ulte velat. Varka lëkundej sikur të ishte tapë shisheje.
Çdo përpjekje për ta kontrolluar ishte e kotë,
përballë erës së furishme. Ai u dorëzua, duke
u mbajtur fort në anët e varkës e duke shpresuar se nuk
do të përmbysej. Nata e dita ishin mpleksur së bashku në
një vorbull të frikshme.
Kur më në fund stuhia rreshti, çdo gjë
i përngjante një kasaphane: direku i thyer, velat e grisura dhe
varka e anuar djathtas. Deti u qetësua, por një mjegull e dendur
mbështolli gjithçka, duke e bërë të pamundur
shikimin. Me ditë të tëra rryma e shtyu përpara, uji
i pijshëm pothuajse mbaroi dhe ai mundohej të lagte buzët
me ujin e kondensuar të velave të grisura.
Pasi mjegulla u shpërnda, Xhonathani mundi të shquante
dobët brigjet e një ishulli. Duke u afruar më tepër
dalloi një kep të panjohur, ku spikasnin plazhe rëre dhe
kodra të pjerrëta, mbuluar me bimësi të harlisur.
Dallgët e nxorrën në një cektësirë
shkëmbinjsh. Pasi braktisi varkën, Xhonathani notoi ethshëm
drejt bregut. Aty gjeti lëkura bananesh, qitrosh e frutash të
tjera të shijshme që lulëzonin nën bregun e ngushtë
të rërtë, në klimën e lagësht të xhunglës.
Mblodhi fuqitë dhe, megjithëse u ndje i vetëm,
u lumturua që ishte gjallë e përpara një aventure të
papritur.
U nis përgjatë bregut me rërë të bardhë,
në përpjekje për të zbuluar më tepër rreth
atij vendi të çuditshëm.
- A ka njerëz, vallë? mendoi ai. A janë miqësorë,
apo të rrezikshëm? Megjithatë, kudo që të ndodhem,
të paktën nuk do të mërzitem.
KAPITULLI 2
___________________
Ngatërrestarët
Xhonathani eci me orë të tëra drejt një kodre
të ulët përtej plazhit, përmes gjethnajës së
dendur.
Papritur dëgjoi zërin e një gruaje. Ndaloi dhe
zgjati kokën në përpjekje për të parë nga
vinte zëri. Diku më lart tij ai përsëri dëgjoi
një thirrje ngjethëse për ndihmë. U nis anej nga vinte
zëri, duke çarë përmes xhunglës.
Shumë shpejt doli në një shteg të ngushtë.
Pasi mori kthesën, u ndodh përpara një shtegu
I hutuar, ngriti kokën dhe pa dy burra, që tërhinin
zvarrë një grua, përmes shtegut, duke i bërtitur e
duke e qëlluar me shqelma. Mbajti frymën, e sakaq treshja ishte
zhdukur. Natyrisht, ai nuk mund ta shpëtonte gruan i vetëm. U
kthye për të kërkuar ndihmë. Doli në një
lirishte e aty pa një grup njerëzish të mbledhur rreth një
peme të madhe, duke e qëlluar atë me shkopinj. Vrapoi drejt
tyre dhe kapi për krahu të parin, atë që mbikqyrte
punën.
- Të lutem, zotëri, - gulçoi Xhonathani. Dy
burra kanë kapur një grua; ne duhet ta ndihmojmë
- Mos u shqetëso, - ia ktheu ashpër burri. Ajo grua
u arrestua. Harroje dhe tundu që këtej.; kemi shumë punë
për të bërë.
- U arrestua? pyeti Xhonathani i pezmatuar. Po ajo nuk dukej
aspak si kriminele? E, nëse ishte kriminele, - mendoi, - pse duhet
të kërkonte ndihmë?
- Më fal, zotëri, por çfarë krimi kishte
bërë?
Burri po e humbiste durimin.
- Meqënëse do ta dish, ajo ka rrezikuar seriozisht
punën e gjithsejcilit këtu.
- Ka rrezikuar punën? Si mund ta bëjë një
gjë të tillë? vazhdoi Xhonathani duke këmbëngulur.
Duke i hedhur një vështrim bashkëbiseduesit të
tij injorant, mbikqyrësi i bëri shenjë të afrohej tek
pema, të cilën punëtorët po e qëllonin furishëm.
Krenar, ai tha:
- Siç e shikon, ne jemi druvarë. Presim pemët
duke i qëlluar me shkopinj. Në disa raste, 100 burra , edhe duke
punuar 24 orë në ditë, nuk arrijnë ta shkulin pemën
në më pak se një muaj.
Burri rrudhi buzët dhe me kujdes pastroi mëngën
e xhaketës së tij të re.
- Ajo grua që ti pe, erdhi të punonte sot në mëngjes,
duke marrë me vete një sopatë. I fyeu të tjerët,
duke e prerë pemën në më pak se një orë,
krejt e vetme. Mendo, ajo kërcënoi traditat tona të punës.
Xhonathani shqeu sytë i tmerruar, kur dëgjoi dënimin
që i kishin dhënë gruas krijuese. Në vendin e tij të
gjithë përdornin sopata e sharra për të prerë
pemë. Kështu kishte bërë edhe ai kur ndërtoi varkën.
Por shpikja e saj, - thirri, - i bën njerëzit më të
aftë në prerjen e pemëve, pavarësisht nga forca. Kështu,
çdo gjë do të bëhet më shpejt e më lirë.
- Çfarë do të thuash me këtë? e
pyeti burri i inatosur. Si mund ta lejojmë një ide të
tillë? Kjo është një punë fisnike që nuk
mund ta bëjë kushdo që na del me idera të reja.
- Por zotëri, - u përpoq të mos e fyente Xhonathani,
- këta druvarë të mirë kanë duar të arta
e mendje të mprehta. Mund ta përdorin kohën për të
bërë edhe gjëra të tjera. Mund të ndërtojnë
tavolina, dollape, varka, madje edhe shtëpi.
- Dëgjo këtu, - ia ktheu mbikqyrësi me vështrim
kërcënues, - qëllimi i punës është të
kesh punësim të plotë e të sigurtë, jo prodhime
të reja.
Toni i zërit i ndryshoi. Ti po më dukesh paksa ngatërrestar.
- Jo, jo, zotëri. Nuk kam ndërmend të shkaktoj
ngatërresa. Ti ke të drejtë, tani më duhet të
shkoj.
Xhonathani u kthye andej nga erdhi, duke nxituar e duke u ndjerë
pa vend mes këtyre njerëzve të çuditshëm.
KAPITULLI 3
____________________
Qirinj dhe pallto
Shtegu nisi të zgjerohej, ndërsa po dilte prej xhunglës
së dendur. Xhonathani vuri re se xhungla mbaronte në bregun e
një lumi, mbi të cilin shtrihej një urë e ngushtë
këmbësorësh. Mundi të shquante disa ndërtesa,
në anën tjetër të lumit dhe mendoi se ndoshta dikush
mund ti tregonte se ku ndodhej.
Përtej lumit pa një grua, e cila mbante një libër
mbi një tavolinë t mbushur me medalje.
- Të lutem, - i tha gruaja me sytë vezullues, duke
i vënë një nga medaljet mbi xhepin e këmishës
së leckosur, - a mund ta nënshkruash peticionin tim?
- Hëm
nuk e di belbëzoi Xhonathani. A mund të
më tregoni rrugën për në qytet?
Gruaja e pa me dyshim. Nuk je nga ky ishull?
Xhonathani hezitoi, duke vënë re tonin e ftohtë
që përshkoi zërin e saj.
- Jo, jam nga bregdeti. Kam humbur rrugën.
Gruaja buzëqeshi. Kjo është rruga për në
qytet, por para se të shkosh, a mund të ma firmosësh peticionin?
i tha ajo. Duke e bërë këtë gjë, do të
ndihmosh shumë njerëz.
- Po mire, meqë paska kaq rëndësi
Xhonathani
mblodhi supet dhe mori lapsin gati për të firmosur. I erdhi keq
për të. Ajo qëndronte e ulur nën diellin përvëlues,
duke djersirë nga veshja tepër e trashë.
- Ç vend i çuditshëm për të mbledhur
firma. Për çfarë bëhet peticioni? pyeti.
Ajo përplasi duart para fytyrës, sikur po përgatitej
të këndonte solo.
- Ky peticion mbron punën dhe industrinë. Ti je pro
punës, apo jo? i tha ajo me zë të butë.
Sigurisht që po, - ia ktheu shpejt Xhonathani, duke kujtuar
se çfarë i ndodhi gruas së arrestuar tek shtegu. Gjëja
e fundit që dëshironte ishte të dukej jo i interesuar për
punën e atyre njerëzve.
- Çfarë ndihme mund të japë ky peticion?
pyeti, ndërsa hodhi firmën.
- Këshilli i Lordëve mbron punën dhe industrinë
lokale nga produktet që vijnë nga jashtë. Nëse njerëzit
e nënshkruajnë këtë peticion, Lordët kanë
premtuar se do të bëjnë të pamundurën për
të ndaluar futjen e mallrave të huaja, që mund të dëmtojnë
industrinë time.
- E cila është kjo? pyeti Xhonathani tepër kurioz.
Gruaja vazhdoi krenare. Unë përfaqësoj zanatçinjtë
e qirinjve dhe palltove. Ky peticion kërkon ndalimin e rrezatimit
diellor.
- Çfarë? shtangu Xhonathani. Po si ta ndalosh
diellin?
Ajo e vështroi Xhonathanin dhe tha duke u mbrojtur, - E
di që tingëllon ashpër, por shiko këtu
Duke nxjerrë një letër të vogël, u përpoq
të shkruante diçka, që ai ta kuptonte më mirë.
- Sipas vlerësimit tim, vënia në dispozicion me
kosto të ulët e këtyre elementëve të huaj, ul
punësimin dhe rrogat deri në 50% në industritë që
unë përfaqësoj. Një taksë e lartë për
dritaret ose ndonjë ndalim i plotë, do ta mërmirësonte
shume situatën.
Xhonathani la peticionin dhe vazhdoi: - Por nëse njerëzit
paguajnë zanatçinjtë e qirinjve dhe palltove për
tu ndriçuar dhe ngrohur, atëherë çfarë u
mbeti për gjëra të tjera më të rëndësishme
si mishi, buka, uji
?
- Nuk i përfaqësoj unë kasapët, as bukëpjekësit
ia ktheu rëndë gruaja. Duke parandjerë ndryshim në
sjelljen e Xhonathanit, ajo ia mori me forcë peticionin, nga frika
se mos ai e prishte firmën.
Me sa duket ty të interesojnë më shumë disa
trille konsumi, se sa mbrojtja e punës së siguruar dhe investimet
e shëndosha të biznesit. Hajt, ditën e mirë, - përfundoi
bisedën prerë.
Xhonathani u kthye e nisi të ecte qetë-qetë.
- Të ndalosh diellin! mendoi ai Çfarë ideje
e çmendur! Nesër prite kur të ndalojnë ushqimin,
ose strehimin.
Vazhdoi rrugën, duke shpresuar se do të takonte dikë
më të arsyeshëm.
KAPITULLI 4
____________________
Policia e ushqimit
Rrugicat e tjera puqeshin në të njëjtin shteg të
pistë, e pastaj zgjeroheshin në një rrugë fshati të
shtruar me zhavorr. Në vend të xhunglës, Xhonathani kaloi
disa kullota dhe një fushë të gjerë me të lashta
e pemë të pjekura. Pamja i solli atij uri. Eci nëpër
një shteg anësor drejt një shtëpie të bardhë
fshati, duke shpresuar të gjente drejtimin e duhur.
Në verandë pa një grua të re me tre fëmijë
të vegjël, që qanin.
- Më falni, - tha butë, - çfarë ju ka ndodhur?
Gruaja e vështroi duke ngashëryer. Burrin,
e dija
se do të vinte kjo ditë
, ma kanë arrestuar ata të
policisë së ushqimit
- Më vjen keq, zonjë. Çfarë the, policia
e ushqimit? pyeti Xhonathani, duke përkëdhelur kokën e
njërit prej vogëlushëve. Po pse e arrestuan?
Gruaja kërciti dhëmbët, duke u përpjekur
të mbante lotët. Pastaj, - tha me përçmim ai prodhonte
më tepër ushqim seç duhej.
Xhonathani u trondit. Ky ishull ishte me të vërtetë
i çuditshëm.
- Vallë, mos është krim të prodhosh më
shumë?
Gruaja vazhdoi: - Vjet, policia e ushqimit nxorri urdhër
në lidhje me sasinë e ushqimeve që ai do të prodhonte
dhe do tu shiste fshatarëve. Ata thanë se çmimet e ulta
dëmtonin bujqit e tjerë. Përplasi lehtë buzët
dhe vazhdoi të fliste. Burri im është bujku më i
mirë nga të gjithë të marrë së bashku.
Papritur, Xhonathani dëgjoi një të qeshur të
lartë. Një burrë trupmadh u shfaq në shtegun drejt
shtëpisë, duke ecur i krekosur.
- Ha, ha. Për mua bujku më i mirë është
ai që merr këtë fermë. Apo jo zonjë e re?
Burri iu ngërdhesh tre fëmijëve dhe. Me një
lëvizje të dorës, shtoi: - Tani mblidhini plaçkat
dhe zhdukuni që këtej.
Rrëmbeu një kukull të hedhur në shkallë
dhe ia hodhi Xhonathanit në duar.
- Jam i bindur se këtë mund ta ndihmosh more spurdhak.
Hajt, lëvizni. Tani, ky truall është i imi.
Gruaja u ngrit duke iu kthyer me inat.
- Burri im ishte bujk më i mirë se çmund të
jesh ti.
- Ky është thjesht debat nënqeshi burri i ashpër.
Sigurisht, prodhimet e tij ishin nga më të mirat. Ai ishte
gjeni në financë, dinte çfarë të planifikonte
për ti kënaqur blerësit. Tamam burrë! Por harroi një
gjë. Çmimet dhe të lashtat caktohen nga Këshilli
i Lordëve dhe imponohen nga Policia e Ushqimit. Ai nuk arriti ta kuptonte
dot politikën bujqësore.
- Parazit, - i ulëriti gruaja. Gjithmonë gabon në
atë që thua. Ti harxhon farën e plehrat e mia në çdo
gjë që mbjell, por asnjë nuk do të blejë prodhimet
e tua. Ti mbjell në tokë të përmbytur ose argjil të
tharë dhe stë bën përshtypje nëse humbet çdo
gjë. Paguan Këshilli i Lordëve për çdo humbje.
Xhonathani rrudhi vetullat i menduar dhe tha: - Pra të jesh
bujk i mirë, nuk fitoke gjë?
- Të pengojnë të jesh i dalluar tha gruaja.
Burri im, ndryshe nga ti, o zvarranik, nuk ua bëri qejfin Lordëve
dhe u përpoq të prodhonte të lashta e të shiste ndershmërisht.
Duke shtyrë gruan dhe fëmijët nga veranda, burri
hungëriu.
- Po, por refuzoi të ndiqte kuotat vjetore. Asnjë bujk
nuk i reziston Policisë së Ushqimit dhe nuk bën dot pa të.
Tani, hiqmuni sysh!
Xhonathani i ndihmoi gruan me fëmijët me plaçkat
e tyre, ndërsa u larguan ngadalë nga shtëpia e fermës.
Tek kthesa, ata u kthyen dhe njëherë, për të parë
për herë të fundit shtëpinë e tyre.
- Çfarë do të bëhet tani me ju? pyeti
Xhonathani.
Gruaja psherëtiu.
- Nuk më del të paguaj çmimet e larta e të
rri në fshat këto ditë. Për fat, kam disa miq e të
afërm që do të më ndihmojnë. Përndryshe,
më duhet të kthehem në qytet e ti lutem Këshillit
të Lordëve të kujdeset për fëmijët e mi.
Atyre do tiu pëlqejë kjo gjë. Hajdeni fëmijë.
Pastaj mërmëriti hidhur: - Lordët na futën në
këtë mesele, duke u kujdesur për tiranizuesit. Varësia
është burimi i forcës së tyre. Puna e të tjerëve
është burimi i zemërgjerësisë së tyre.
Xhonathani shtrëngoi stomakun, duke u ndjerë më
tepër i sëmurë se sa i uritur.
KAPITULLI 5
____________________
Një përrallë jo e zakonshme peshqish
Xhonathani i la lamtumirën gruas dhe fëmijëve,
pasi i shoqëroi deri në shtëpinë e të afërmve
të saj, një milje poshtë rrugës. Ata e falenderuan
dhe e ftuan të qëndronte me ta. Por pasi e pa se ishin tepër
ngushtë, ai vendosi të vazhdonte rrugën. Dielli i mesditës
po bëhej përvëlues, ndërkohë që ai arriti
pranë një liqeni të vogël. Ndërsa po i hidhte
ujë fytyrës për tu freskuar, dëgjoi një zë
paralajmërues.
- Mos bëj gabim të pish nga ai ujë.
Xhonathani pa përreth dhe vuri re një burrë plak
të ulur në breg duke pastruar ca peshq të vegjël.
Pranë çantës së tij të vjetër
ishte një kosh, një rrotull dhe tre shkopinj të ngulur në
baltë, secili me fillispanjë, të hedhur në ujë.
- Mirë po të shkon peshkimi? e pyeti Xhonathani me
delikatesë.
Pa e ngritur kokën, burri u përgjigj disi i brengosur:
- Dobët, ja vetëm këto cironka munda të ze sot.
Ai vazhdoi të qëronte peshqit dhe ti hidhthe në
një tigan të nxehur nga zjarri i tymosur. Peshqit që kërcisnin
në tigan lëshonin një aromë të mrekullueshme.
Xhonathani, si peshkatar që ishte, pyeti: - Çfarë
përdor si karem?
Burri ngriti kokën dhe e pa mendueshëm: - S është
problem karemi, bir. Ky peshk është i vetmi që ka mbetur
në këtë liqen.
Duke nuhatur një ndjejë vetmie tek peshkatari, Xhonathani
mendoi se nëse donte të mësonte diçka më tepër
nga ky burrë plak, do të bënte mirë të heshtte.
Peshkatari plak i bëri shenjë të ulej pranë
zjarrit, duke i dhënë pak bukë me peshk. Xhonathani hëngri
me uri dhe u ndje fajtor që i hyri në pjesë fshatarit të
ngratë në atë drekë të varfër. Pasi mbaruan,
Xhonathani vazhdoi të mos fliste, kur papritur burri plak tha: - Vite
më parë, këtu kishte mjaft peshq. Por u kapën të
gjithë. Vetëm të vegjlit mbetën.
Por të vegjlit do të rriten, apo jo? pyeti Xhonathani.
Ai i hodhi një vështrim barishteve që rriteshin
në cektësirën përgjatë bregut, ku mund të
përgjonin peshqit e shumtë.
- Ah, jo, të vegjlit kapen tepër shpejt prej atyre
që peshkojnë këtu. Jo vetëm kaq, njerëzit hedhin
mbeturina në fund të liqenit. A e sheh atë zgjyrë të
stërmadhe gjatë bregut?
Xhonathani e pa i hutuar.
- Pse marrin peshkun e hedhin plehra në liqenin tënd?
- Jo, jo, ky liqen nuk është i imi tha peshkatari.
Është i të gjithëve. Njësoj si pyjet e përrenjtë.
- Pra, peshku iu përket të gjithëve, edhe mua?
pyeti Xhonathani, duke u ndjerë më pak fajtor për peshqit
e ngrënë nga dreka e plakut.
- Jo tamam, - iu përgjigj burri. Ajo çka u përket
të gjithëve, në fakt nuk është e asnjërit,
derisa peshku të të vijë në grep. Pastaj bëhet
i joti.
Nuk e kuptova, - ia ktheu Xhonathani, duke ngrysur vetullat nga
konfuzioni. Duke folur më shumë me vete, ai përsëriti:
- Peshqit iu përkasin të gjithëve, që do të thotë
se nuk janë të askujt, për sa kohë peshku nuk të
vjen në grep. Pastaj bëhet i joti? Por çfarë bëni
ju për tu kujdesur e shtuar peshqit?
- Asgjë, sigurisht, - i tha burri, duke turfulluar i ngërdheshur,
- pse duhet të kujdesem për peshqit, ndërkohë që
kushdo mund të vijë e ti kapë? Nëse dikush vjen të
kapë peshq ose ndot liqenin me plehra, atëherë kot mundimi.
Duke i hedhur një vështrim të pikëlluar liqenit,
peshkatari plak shtoi: - Sikur të ishte i vërtetë që
ky liqen të ishte i imi, do të kujdesesha vetë për
peshqit. Do të kujdesesha për liqenin ashtu siç kujdeset
bariu për fermën e tij, në luginën matanë. Do
të rrisja peshqit më të shëndetshëm e më
të shpejtë e vë bast se nuk do të lejoj asnjë
hajdut a pisanjos të vijë në liqenin tim. Do të sigurohem
që
- Pronë e kujt është liqeni? e ndërpreu
Xhonathani.
Fytyra e peshkatarit u vrenjt. Liqeni i përket Këshillit
të Lordëve. Çdo katër vjet, bëhen zgjedhjet
dhe emërohet një drejtues, i cili paguhet mjaft mirë. Dhe
këto para dalin nga taksat tona. Drejtuesi i sektorit të shërbimit
supozohet të kontrollojë sasinë e peshkut të kapur
dhe hedhjen e mbeturinave. Qesharake, apo jo? Miqtë e Lordëve
mund të marrin peshk sa të duan e të hedhin mbeturna ku
tu dojë qejfi.
Xhonathani u mendua për një moment dhe pyëti:
- A jeni të kënaqur nga drejtimi?
- Shikoje vetë, - u ankua peshkatari, - Shikoji sa të
vegjël janë peshqit që kam kapur. Duket sikur peshqit zvogëlohen
me rritjen e taksave.
KAPITULLI 6
___________________
Kur shtëpia nuk është shtëpi
Pasi mbaroi bisedën me peshkatarin, Xhonathani vazhdoi rrugën
deri sa pa një qytet të vogël.
Vendosur mbi një pllajë të gjerë, ishin një
numër shtëpish të drunjta dhe një grumbull ndërtesash
të larta.
Njëra nga shtëpitë e para që pa, dukej tepër
e zhurmshme. Një turmë e madhe, me shkopinj në duar po e
goditnin atë pa reshtur. Xhonathanin e çuditi shpejtësia
me të cilën ata punonin. Më tej, shqoi një grua të
thinjur, e cila nuk dukej shumë e kënaqur me çfarë
po ndodhte. Ajo shtrëngonte grushtet dhe rënkonte, ndërsa
vështronte njerëzit.
Xhonathani iu afrua si rastësisht dhe i tha:
- Shtëpia nuk duket tepër e vjetër. E kujt është?
- Tamam pyetje, - ia ktheu gruaja furishëm, - deri tani
mendoja se kjo shtëpi ishte e imja.
- Mendoje! Sigurisht që duhet ta dish nëse është
e jotja, - i tha Xhonathani.
Toka lëvizi ndërkohë që një mur u shemb.
Gruaja vështroi e trishtuar renë e tymit, të ngritur nga
copat e tullave.
- S është kaq e thjeshtë e ngriti zërin
gruaja për tu dëgjuar më mirë. Pronë do të
thotë kontroll mbi diçka, apo jo? Por asnjë në këtë
vend nuk ka kontroll mbi diçka. Lordët kontrollojnë gjithçka,
pra ata janë pronarët e vërtetë të çd gjëje.
Ata zotërojnë edhe këtë shtëpi, megjithëse
e kam ndërtuar vetë dhe kam paguar çdo gozhdë e dërrasë
të përdorur në të.
Duke u nervozuar më tepër, gruaja u afrua dhe kapi
një fletushkë të ngjitur me njërën nga shtyllat
e mbetura para shtëpisë.
- E shikon këtë shënim? tha, duke u mbledhur
shuk, e pasi e hodhi poshtë, e shkeli me kmbë.
- Zyrtarët më thonë se çfarë të
ndërtoj, si ta ndërtoj e kur ta ndërtoj. Madje vendosin
edhe se për çfarë ta përdor ndërtesën.
Tani më urdhërojnë ta prish. Si të duket, vërtet
unë jam pronare e saj?
- Po mirë, - mori guximin i druajtur Xhonathani. A nuk ke
jetuar ti më parë në këtë shtëpi?
- Po, por për aq kohë sa kam paguar rregullisht taksat.
Nëse nuk i paguaj ato, do të më nxjerrin jashtë dhe
ti i shikon pasojat. Ata e konsiderojnë çdo gjë si pronë
të tyre. Gruaja u skuq nga inati dhe vazhdoi me një frymë.
Këtu smund të jesh pronar i diçkaje. Ne marrim me qera
nga qeveria për sa kohë paguajmë taksa.
- Pra, ti ske paguar taksat, prandaj po ta prishin shtëpinë?
- Sigurisht që i kam paguar ato taksa të mallkuara,
- gati sa nuk thirri gruaja. Por kjo nuk u mjaftoi. Më thanë
se plani i ndërtimit të shtëpisë time nuk përputhej
me master-planin e këshillit. Më dhanë aq para sa mendonin
se vlente shtëpia dhe më thanë se do e prishnin e në
vend të saj do të ndërtonin një park. Parku do të
ketë një monument në qendër, monumentin e një
njeriu të tyre.
- Po të paktën të paskan paguar shtëpinë,
- tha Xhonathani. U mendua për një moment dhe pyëti: - Nuk
je e kënaqur?
Ajo e pa shtrembër. Po të isha e kënaqur nuk
do të merrnin me vete një polic që të siguroheshin
se do të largohesha paqësisht. Edhe paratë që më
dhanë mua, ia morën fqinjëve të mi. Kush do ti kompensojë
ata? Asnjë para nuk del nga xhepat e Lordëve.
Xhonathani tundi kokën i hutuar.
- The që ishte pjesë e një master-plani.
- Sigurisht që po tha gruaja me sarkazëm. Plani
ju përket të gjithë atyre që kanë pushtetin politik.
Nëse e kaloj jetën duke ndjekur pas pushtetin politik, ndoshta
do të jem në gjendje tjua imponoj planet e mia të tjerëve.
Por atëherë do të vidhja shtëpi në vend që
të ndërtoja. Sa e thjeshtë është.
- Sigurisht që të duhet një plan në një
qytet të projektuar mirë tha Xhonathani, duke shpresuar të
gjente një shpjegim logjik për hallin që kishte zënë
gruan. A nuk duhet ti besosh Këshillit, po të dalë me
një plan të tillë?
Ajo bëri me dorë në drejtim të qytetit.
Shikoje vetë! Ishulli i Korrumpos është i mbushur me planet
e tyre famëkeqe. Projektet e përfunduara janë më keq
se planet. Ose janë të ndërtuara pa cilësi, ose kushtojnë
më shumë se planifikimi. Por Lordët mbeten gjithmonë
të kënaqur, pasi tenderat i fitojnë miqtë e tyre.
Duke e goditur me njërin gisht në gjoks, gruaja deklaroi:
- Është budallallëk të besosh se planet e
sakta duhet tu deyrohen njerëzve. Kush përdor forcë kundër
meje, nuk e meriton besimin tim. Duke turfulluar, ajo u drejtua për
nga shtëpia dhe tha duke paralajmëruar: - Akoma nuk ma kanë
dëgjuar zërin.
KAPITULLI 7
___________________
Dy kopshtet zoologjike
Duke vazhduar rrugën, Xhonathani vriste mendjen për
ligjet e këtij vendi të tronditur. Sigurisht që njerëzit
nuk duhet të bashkëjetonin me ligje që iu shkatërronin
lumturinë. Duhet të kishte ndonjë arsye, të cilën
ai akoma nuk e kishte zbuluar. Vendi dukej i këndshëm për
të jetuar, kudo kishte gjelbërim dhe ajri ishte butësisht
i ngrohtë. Tamam parajsë. Xhonathani ndali pak hapat dhe më
pas u nis drejt qytetit. Papritur arriti në një rrugë të
gjerë me gardh hekuri në të dy anët e saj. Mbrapa gardhit
në të djathtë të tij, qëndronin disa kafshë
të çuditshme me madhësi e forma të ndryshme: tigra,
zebra, majmunë, shumë për tu numëruar. Mbrapa gardhit
tjetër, në anën e majtë, çapiteshin burra e
gra, të gjithë të veshur me kostum me vija bardhë e
zi. Pamja e këtyre dy grupeve përballë njëri-tjetrit
në të dy anët e rrugës dukej tepër e çuditshme.
Iu afrua një burri me uniformë të zezë e
me një shkop polici në dorë, i cili qëndronte roje
ndërmjet dy portave të mbyllura.
- Të lutem. Zotëri, - i tha Xhonathani gjithë
edukatë. Mund të më thoni përse shërbejnë
këto gardhe të lartë?
Duke mbajtur një ritëm konstant, me shkopin që
e përplaste pas këmbës, roja ia ktheu krenar: - Gardhi përtej
rrugës është për kopshtin tonë zoologjik.
- Ashtu?! ia ktheu Xhonathani, duke parë me vëmendje
turmën e kafshëve prej gëzofi me bishtat e përdredhur
e duke u varur në muret e kafazëve. Roja, i mësuar me shoqërimin
që iu bënte fëmijëve të qytetit, vazhdoi leksionin.
- Siç e shikon, ne kemi varietete të shkëlqyera
kafshësh në kopshtin zoologjik atje tej, - bëri me dorë
nga rruga. Ata kanë ardhur këtu nga vende të ndryshme
të botës. Këto gardhe i mbajnë të sigurta, që
njerëzit ti shikojnë rehat. Nuk mund ti lemë kafshët
e egra të shëtisin nëpër qytet e të rrezikojnë
jetën e shoqërisë.
- Duhet tju ketë kushtuar shumë importimi i tyre nga
vende të ndryshme të botës dhe mbajtja këtu, - u shpreh
Xhonathani.
Roja i buzëqeshi dhe tundi lehtë kokën.
- Nuk paguaj unë për këtë kopsht zoologjik.
Të gjithë qytetarët paguajnë taksën e kopshtit.
- Të gjithë? përsëriti Xhonathani, duke
prekur xhepat e tij bosh.
- Epo, ka ndonjë që përpiqet tu bëjë
bisht përgjegjësive. Ca qytetarë kundërshtues thonë
se nuk kanë ndonjë interes në atë çfarë
paguajnë për kopshtin. Të tjerë refuzojnë sepse
besojnë se kafshët duhet të studjohen vetëm në
amjentin e tyre natyral.
Roja u kthye nga gardhi prapa tijdhe goditi portën e hekurt
me shkop.
- Kur qytetarët kundërshtojnë të paguajnë
taksën, ne i fusim këtu, duke i lënë të sigurtë
prapa këtyre hekurave. Pastaj mund të studiohen edhe këta
njerëz, meqë është me rrezik për shoqërinë
ti lësh të lirë.
Koka filloi ti rrotullohej. Nuk po u besonte veshëve. Duke
i krahasuar dy turmat prapa gardheve, pyeste veten nëse mundej ose
duhej të paguante për mbajtjen e këtij roje dhe dy kopshteve
zoologjikë.
Shtrëngoi fort dy shufrat e hekurta, ndërsa shikonte
me vëmendje fytyrat krenare të bujtësve me rroba me vija.
Pastaj u kthye dhe pa shprehjen kryelartë të fytyrës së
rojes, i cili po shëtiste poshtë e lart, duke përdredhur
kamzhikun. Mendoi edhe njëherë udhëtimin e tij e i hodhi
një vështrim të fundit gardheve, duke vrarë mendjen
se kush ishin më të rrezikshëm, njerëzit Brenda, apo
jashtë gardhit.
KAPITULLI 8
____________________
Si bëhen paratë
Duke vazhduar kërkimin, Xhonathani arriti tek një mur
i lartë me disa porta druri të hapura. Njerëz që ngisnin
kuaj, të tjerë që mbanin arka e thaës, makina e karroca
kalonin nën një hark për të hyrë në qendër
të qytetit. Xhonathani drejtoi shpatullat, shkundi këmishën
e pantallonat dhe eci përpara me turmën.
Brenda portës, dëgjoi zhurmën e një makinerie,
që vinte nga kati i dytë i një ndërtese të madhe
me tulla të kuqe. Goditja e shpejtë ritmike ngjante me një
makinë shtypi. Ndoshta është gazeta e qytetit mendoi
Xhonathani. Shumë mirë, kështu do të kem mundësinë
të mësoj më shumë për këtë vend e për
banorët e tij. Ndoshta mund të gjej mënyrën se si të
kthehem në shtëpi.
Mori kthesën, duke kërkuar hyrjen për në
ndërtesë dhe gati u përplas me një çift të
veshur bukur, të kapur për krahu, që po kapërcenin
rrugën.
- Më falni, - u shfajësua Xhonathani. Nuk po gjej
dot se nga hyhet në ndërtesë. A mund të ma tregoni?
Gruaja e re i buzëqeshi, ndërsa burri e korrigjoi:
- Kam frikë se gabohesh. More djalosh. Kjo këtu është
Byroja Zyrtare e bërjes së parave, nuk është gazetë.
Ashtu? tha Xhonathani i zhgënjyer. Shpresoja të
gjeja ndonjë burim shtypi.
- Pse kaq i trishtuar? i tha burri. Duhet të gëzohesh.
Kjo byro ka më shumë rëndësi se sa një shtypshkronjë.
Apo jo, e dashur? Burri i përkëdheli gruas dorën e veshur
me dorezë.
- Kjo është e vërtetë, - vazhdoi gruaja,
duke qeshur nën hundë. Këtu prodhohen para për ti
bërë njerëzit të lumtur.
Ndoshta kjo do të jetë zgjidhja për të ikur
nga ky ishull mendoi Xhonathani. Ndoshta në këtë mënyrë
ai mund të blinte udhëtimin në ndonjë anije.
- Qenka ide e shkëlqyer, - tha me gëzim Xhonathani.
Edhe unë dua të jem i lumtur. A mund të prodhoj dhe unë
ca para, dhe
- Jo, jo ia ktheu gruaja, - bërësit e parave që
nuk caktohen nga Këshilli i Lordëve damkosen si falsifikatorë
dhe futen në burg. Këtu nuk i tolerojnë mashtruesit.
Burri pohoi me kokë.
- Kur falsifikatorët bëjnë para dhe i harxhojnë
ato, paratë e tyre vërshojnë në rrugëve dhe ulin
vlerën e parave të të tjerëve. Çdo njeri me
një pagë të caktuar pensioni, rrogë ose kursime, do
ta shikonte shumë shpejt paranë e tij të pavlefshme.
Xhonathani rrudhi vetullat. Çfarë nuk kishte kuptuar
mirë?
- Mendova se sa më shumë para të prodhohen, aq
më të lumtur do të jenë njerëzit.
- Kjo është e vërtetë, - iu përgjigj
gruaja, - me kusht që
- Prodhimi i tyre të jetë zyrtar, - ndërhyri burri,
para se ajo të mbaronte fjalinë.
Për çudinë e Xhonathanit, çifti e njihte
kaq mirë njëri-tjetrin, sa përfundonin fjalinë e secilit.
Burri nxorri një portofol nga xhepi i xhaketës dhe i tregoi Xhonathanit
një copë.
- Nëse është zyrtare, do të thotë se
nuk është e falsifikuar.
- Atëherë quhet deficit financiar vazhdoi ajo sikur
të ishte duke recituar një tekst shkolle. Defiçiti finaciar
është pjesë e një plani të përpunuar e të
sofistikuar shpenzimesh.
Duke e futur portofolin në xhep, burri ndërhyri:
- Nëse është zyrtare, atëherë prodhuesit
e parave nuk janë hajdutë.
- Sigurisht që jo, - tha ajo, - në faktata që
harxhojnë para janë anëtarë të Këshillit
të Lordëve.
- Tamam, - tha ai, - dhe janë tepër të sjellshëm.
Paratë i harxhojnë për projektet e njerëzve të
tyre besnikë, që votojnë për ta.
Duke e parë drejt në sy, thanë gati në të
njëjtën kohë:
- A nuk do të votoje dhe ti për ta?
Xhonathani u mendua për një moment. Çifti rrinte
në pritje të përgjigjes së tij.
- Edhe një pyetje, nëse nuk ju mbetet qejfi, - u përgjigj
Xhonathani. Çfarë ndodh me rrogat, kursimet dhe pensionet
e njerëzve? Ju thatë pak më parë se ato bëhen
të pavlefshme kur prodhohen më shumë se sa duhet. A ndodh
kjo edhe kur paratë prodhohen zyrtarisht? A i bën kjo të
lumtur njerëzit?
Çifti pa njëri-tjetrin në sy. Burri tha:
- Natyrisht që jemi të lumtur sa herë që
Lordët kanë më tepër para për të shpenzuar
mbi ne. Ka kaq shumë nevoja urgjente për tu punësuar nga
ana e punëtorëve, të pafatëve, pleqve
Gruaja shpjegoi:
- Lordët janë tepër të përpiktë
në kërkimet e tyre për rrënjët e problemeve tona
në ishull. Ata kanë identifikuar fatin e keq dhe motin jo të
mirë si shkaqet kryesore të vështirësive tona. Këto
shkaktojnë rritjen e çmimeve dhe rritjen e nivelit të
jetesës dhe, - burri bëri një ndalesë të qëllimtë
mos harroni ata që na rrethojnë.
- Veçanërisht ata tha gruaja e alarmuar. Ishulli
ynë rrethohet nga armiq që përpiqen të na shkatërrojnë
ekonominë me çmimet e larta që na ofrojnë. Fatmirësisht,
Këshilli i Lordve di tua tregojë vendin.
- Ka lezet. Kemi një Këshill tepër të zgjuar,
që di të zgjedhë vlerat më të mira për ne
tha gruaja e vetkënaqur.
Duke u kthyer nga shoqëruesi i saj, ajo tregoi me gisht
nga dielli dhe i bëri me shenjë të lëviznin.
- Ke të drejtë e dashur. Duhet të na falni djalosh.
Kemi një takim me investitorin tonë bankar këtë pasdite.
Do të ishte budallallëk të humbusnim valën aktuale
të entuziazmit për shitjen e tokës dhe të metaleve
të çmuara. Të shkretët ata njerëz që nuk
arritën të gëzonin bashkë me ne. Apo jo, e dashur?
Burri preku lehtë kapelen, gruaja u përkul në
shenjë mirësjellje dhe të dy i uruan Xhonathanit një
ditë të lumtur.
KAPITULLI 9
_____________________
Makina e ëndrrave
Xhonathani u soll përqark bllokut të ndërtesave
në rrugën ngjitur, duke vrarë mendjen se si mund të
kthehej prapë në shtëpi. Ndoshta do të gjente ndonjë
port ku mund të hypte në anije. Ai ishte një djalosh zemërmirë,
i ndershëm, i gatshëm të bënte çdo lloj pune.
Ndërsa po mendonte se si të gjente punë në
ekuipazhin e ndonjë anije, Xhonathani vuri re një burrë
thatanik, të veshur me një kostum ngjyrë të kuqe të
ndezur dhe një kapele elegante me një pupël në majë.
Burri po përpiqej të ngarkonte një makinë të madhe
mbi një karrocë që tërhiqej nga kuajt. Kur pa Xhonathanin,
burri i thirri:
- Hej, ti, po më ndihmove ta ngarkoj këtë makinë,
do të jap 5 kayn.
- Kayn? përsëriti Xhonathani me kuriozitet.
- Para, djalosh. I do apo jo?
- Sigurisht, - ia ktheu Xhonathani, pa ditur se çfarë
të bënte tjetër.
Nuk ishte një punë në ndonjë anije, por ndoshta
kështu mund të mblidhte ca para për udhëtim. Veç
kësaj, burri iu duk inteligjent dhe mund ti jepte ndonjë këshillë
të vlefshme. Pas shumë përpjekjesh, ata mundën ta hipnin
atë makinë të papërdorshme në bord.
Ndërsa fshinte ballin, Xhonathani u shty prapa duke gulçuar
dhe nisi të shikonte objektin. Kutia ishte e madhe dhe katrore, e
vizatuar bukur me ngjyra të ndezura. Në majë kishte një
korno të madhe, si ajo që Xhonathani kishte parë njëherë
mbi një gramafon me manivele dore në vendin e tij.
- Sa ngjyra të bukura! tha Xhonathani, i hipnotizuar nga
modelet e ndërlikuara, që dukeshin sikur regëtinin sa më
shumë që i shikonte.
- Po ajo korno e madhe në majë, çfarë është?
- Hajde këtu përpara dhe shikoje vetë.
Xhonathani u ngjit mbi karrocë dhe lexoi shënimin me
shkronja elegante të arta Golly Gompers makina e ëndrrave.
- Makinë e ëndrrave? përsëriti Xhonathani.
Do të thuash se kjo makinë realizon ëndrrat?
- Sigurisht që po, - tha burri thatim, ndërsa vithoste
vidën e fundit dhe më pas lëvizi njërin nga panelet
në fund të makinës. Brenda ishin të gjitha pajisjet
e një gramafoni të thjeshtë. Nuk kishte manivelë dore,
por dukej se përdorte një sustë që rrotullohej fort,
duke ndezur makinën dhe lëshonte muzikë ose zë.
- Po ko sështë gjë tjetër veçse një
arkë muzikore, - thirri Xhonathani.
- E çfarë prisje ti të ishte, ndonjë zanë
përrallash?
- Nuk e di, mendova se ishte diçka më misterioze.
Duhet të bëja diçka të veçantë për
të realizuar ëndrrat e njerëzve.
Burri lëshoi veglat dhe u kthye nga Xhonathani. Një
ngërdheshje tinzare u shfaq në fytyrën e tij thatanike,
ndërsa i hodhi Xhonathanit një shikim serioz.
- Fjalë, miku im kurioz. Duhen fjalët që ëndrrat
të realizohen. Problemi është se asnjëherë nuk
e di kujt do ti realizohet ëndrra, kur lutesh për diçka.
Duke parë shprehjen e çuditur të Xhonathanit,
burri vazhdoi:
- Njerëzit e dinë se çfarë ëndrash
kanë, apo jo? Vetëm se ata nuk dinë ti realizojnë
ato.
Xhonathani tundi kokën i heshtur.
- Pra, ju hidhni paranë, shtypni butonin dhe kjo kuti e
vjetër luan duke përsëritur të njëjtën melodi,
gjithmonë të njëjtin mesazh, drejtuar shumë ëndërrimtarëve
që duan të dëgjojnë.
- Cili është ky mesazh? pyeti Xhonathani.
- Tepër thjesht. Makina e ëndrrës u tregon njerëzve
të mendojnë atë që duan ta kenë dhe burri hodhi
një shikim përreth të shikonte nëse po e dëgjonte
kush pastaj ajo iu shpjegon ëndërrimtarëve se çfarë
të bëjnë. Dhe ua thotë në mënyrë tepër
bindëse.
- Do të thuash se i hipnotizon? pyeti Xhonathani duke
shqyer sytë.
- Oh, jo, jo, - kundërshtoi burri ju thatëse janë
njerëz të mirë dhe se dëshirojnë vetëm
gjëra të mira. Kaq të mira sa duhet të kërkojnë
realizimin e tyre.
- Vetëm kaq? tha Xhonathani me frikë.
- Po, vetëm kaq.
Pas një hezitimi të vogël, Xhonathani pyeti:
- E çfarë kërkojnë këta ëndërrimtarë?
Burri nxorri një kovë me vaj dhe nisi të grasatojë
rrotat Brenda makinës.
- Varet se ku e vë unë këtë makinë.
Shpesh e vendos para ndonjë fabrikesi kjo.
Ai drejtoi gishtin tek një ndërtesë e ulët
dykatëshe përtej rrugës.
- Ndonjëherë ulem përballë bashkisë
së qytetit. Aty rrotull, njerëzit gjithmonë duan para më
shumë. Të kesh më shumë para është gjë
e mirë, apo jo, sepse çmimet rriten përditë e më
tepër.
- Po, kam dëgjuar, - tha Xhonathani me kujdes. I përballojnë
dot njerëzit?
Burri fshiu dorën me një leckë.
- Disa po tha burri, duke bërë një lëvizje
të veçantë të dorës. endërrimtarët
u mblodhën para Këshillit të Lordëve dhe kërkuan
ligje të reja që e detyronin fabrikën ti paguante trefish
më tepër. Kërkuan dhe përfitime të tjera nga fabrika.
- Çfarë përfitimesh? pyeti Xhonathani.
- Siguri, për shembull të kesh më shumë siguri
në punë është gjë e mirë, ti e di. Kështu
ëndërrimtarët i kërkuan fabrikës të blinte
sigurimet e tyre shoqërore për sëmundje; papunësi,
biles dhe në rast vdekje.
- Shkëlqyeshëm! thirri Xhonathani. Këta njerëz
duhet të jenë të lumturuar.
U kthye dhe pa fabrikën, por nuk shqoi ndonjë gjë
të veçantë. Boja e dalë vende-vende e tregonte ndërtesën
të lodhur, asnjë dritë nuk dukej nga dritaret e pista e
të hapura.
Burri mbaroi punën dhe i vendosi veglat në vendin e
tyre. I dha një të fshirë të shpejtë me leckë
kutisë së llustruar dhe u hodh nga karroca. Pastaj sipërmarrësi
mburravec shkoi të kërkonte takëmet e kalit. Xhonathani
e ndoqi duke i thënë:
- Them se ata duhet të jenë të lumtur nëse
u rritet rroga dhe u paguhen sigurimet, dhe mirënjohës gjithashtu.
Atë dhanë ty ndonjë çmim, apo të shtruan ndonjë
banket për ta festuar?
- Asgjë të këtij lloji, - tha burri prerë.
U bëra i zi katran. Gati ma shkatërruan makinën e ëndrrave,
mbrëmë, duke më hedhur gurë, tulla e çfarë
tu zinte dora. Siç e shikon, fabrika e tyre u mbyll dje
dhe ata
mendojnë se një pjesë të fajit e ka edhe kjo makinë.
- Pse u mbyll fabrika?
- Më duket se ajo nuk nxirrte aq sa të paguante rrogat
e shtuara dhe sigurimet e tyre.
- Pra, kjo do të thotë se nuk u realizuan. Nëse
fabrika është e mbyllur, domethënë se asnjë nuk
paguhet, nuk merr sigurime shoqërore, pra nuk fiton asgjë. Pra,
ti qënke mashtrues, Zoti Gompers. Ti the se makina e ëndrrave
- Mjaft fole, djalosh. Sigurisht që ëndrrat realizohen.
Vetëm se ti nuk e dise kujt i realizohet dëshira kur ti lutesh
për diçka. Ndodh që sa herë mbyllet ndonjë fabrikë,
këtu në Korrumpo, ëndrra realizohet përtej detit. Hapet
një fabrikë e re jashtë, për shembull në ishullin
Nie, një ditë lundrimi larg që këtej. Atje ke shumë
vende pune të reja dhe siguri më të madhe. Ndërsa unë
nuk e vras mendjen se çfarë ndodh, mjafton të marrë
paratë nga makina ime.
Xhonathani e vrau mendjen gjatë rreth asaj që dëgjoi,
duke menduar se mund të shkonte në ndonjë ishull tjetër,
më të zhvilluar se ky.
- Ku është ishulli Nie? pyeti.
- Në lindje, drejt horizontit. Njerëzit atje kanë
një fabrikë si kjo këtu, fabrikë veshjesh. Kur rritet
kostoja e fabrikës këtu tek ne, fabrikat e tyre marrin më
shumë porosi. Ata e kanë kuptuar se biznesi më i madh është
rruga më e mirë për të fituar më shumë para
e siguri.
Gompesi e lidhi makinën me rrip dhe nënqeshi.
- Endërrimtarët këtu duan vetëm të marrin
dhe përfundojnë në rrugë. Njerëzit jashtë
marrin atë që kanë dëshiruar ata.
E pagoi Xhonathanin për ndihmën që i dha dhe u
ngjit në vendin e karrocierit, duke mbajtur frerët. Xhonathani
vështroi paratë dhe papritur u dëshpërua sepse iu dukën
pa vlerë. Ishte e njëjta para që i kishte treguar çifti
përballë ndërtesës zyrtare të byrosë ku bëheshin
paratë.
- Zoti Gompers, hej, Zoti Gompers
- Po?
- Po deshët, më jepni ndonjë lloj tjetër
paraje. Dua të them që nuk e ka humbur vlerën.
- Kjo është paraja legale, bir. Duhet ta marrësh.
Si mendon ti, nëse do të kishte të tjera, unë do të
përdorja vetëm këto?! Shko harxhoje menjëherë.
Burri i bërtiti kalit dhe u nis. Xhonathani i thirri nga
prapa:
- Ku po shkoni?
- Atje ku mund të nxjerr ndonjë gjë.
KAPITULLI 10
____________________
Shitja e pushtetit
Një grua e kolme dhe gazmore i doli përpara Xhonathanit, ndërsa
ai po vriste mendjen se nga të shkonte. Pa hezituar, i kapi dorën
e djathtë dhe nisi tia shkundte me forcë.
- Ç kemi? Ditë e bukur, ë? i tha në
një mënyrë të menjëhershme, duke vazhduar tia
shtrëngonte dorën me krahun e saj të majmur.
- Unë quhem Bes Tuid, përfaqësuese e lagjes në
Këshillin e Lordëve dhe do të të jem mirënjohëse
nëse ti kontribuon duke votuar për të më rizgjedhur
mua dhe është tamam momenti i duhur për ta bërë
këtë në emër të këtij komuniteti kaq të
mirë.
- Me të vërtetë? ia ktheu Xhonathani, duke mos
ditur çfarë të thoshte. Shpejtësia me të cilën
ajo hyri në bisedë dhe forca e zërit të saj e bënë
të shtyhej një hap prapa.
Nuk kishte takuar kurrë një person të tillë,
që thoshte kaq shumë fjalë pa marrë akoma frymë.
Po, - vazhdoi zonja Tuid, pa ia vënë veshin atij, -
dhe unë do të të paguaj mirë, nuk do të gjesh
rast më të mirë se ky.
- Do të më paguash mua për kontributin tim duke
votuar? pyeti Xhonathani i turbulluar.
- Natyrisht që smund të ta paguaj cash. Atëherë
do të ishte ilegale, do të quhej rryshfet, - tha zonja Tuid,
duke shkelur syrin me dinakëri dhe duke e prekur me brryl në
brinjë. Pastaj vazhdoi: - Por mund të të jap diçka
po aq të mirë sa paratë cash dhe shumë më tepër
se kontributi yt për mua. Si të duket?
- Mirë the, - tha Xhonathani, duke e parë se gruaja
as që e kishte mendjen tek ai.
- Çfarë profesioni ke, sepse po të duash, unë
mund të të rregulloj që të ndihmohesh nga qeveria nëse
do hua apo liçencë, subvencione, apo ndërprerje taksash.
Nëse dëshiron, unë i shkatërroj konkurruesit e tu nëpërmjet
ligjeve dhe rregulloreve, inspektimeve apo gjobave, pra, siç e shikon,
nuk ka investim më të mirë në botë se një
politikan me këmbë në tokë. Ndoshta do një rrugë
të re, ose një park për lagjen tënde, ose ndonjë
ndërtesë të madhe, ose
- Prit! thirri Xhonathani, duke u përpjekur tia ndalte
lumin e fjalëve. Si mund të më japësh më shumë
seç të jap unë? Kaq e pasur e zemërgjerë qenke?
- Unë e pasur? Jo, për Zotin! ia ktheu Zonja Tuid.
Ende nuk jam e pasur. Sa për zemërgjerë, mund të
thuash, megjithëse unë nuk të paguaj nga xhepi im, sigurisht.
Ti e shikon. Unë merrem me paratë e qeverisë, paratë
e mbledhura nga taksat. Dhe, të jesh i sigurtë, jam tepër
zemërgjerë me këto fonde, por ama për njerëzit
e duhur.
Xhonathani akoma nuk po e kuptonte se çfarë donte
të thoshte gruaja.
- Por, nëse ti e blen votën time, a nuk quhet rryshfet?
Fytyra e gruas shfaqi një buzëqeshje arrogante.
- Do të jem e hapur me ty, miku im.
I vuri dorën në sup dhe e afroi më praën
vetes.
- Eshtë rryshfet, por është legale për politikanin
të përdorë paratë e njerëzve të tjerë
e jo të vetat. Siç nuk është legale për ty të
më paguash para cash për ndere të veçanta politike,
në rast se nuk e quan kontribut fushate. Vetëm atëherë,
është çdo gjë në regull. Por edhe në rast
se ti nuk e ndjen, duhet të kontribuosh direkt. Mund ti thuash një
shoku apo të afërmi të japin nga ana jote para në dorë,
ose shkëmbim, sipas mundësive, mua apo njerëzve të
mi, tani ose më vonë.
Mori frymë shpejt dhe tha: - Tani e kuptove, besoj.
Xhonathani tundi kokën:
- Nuk e shikoj ende dallimin. Më duket sikur marrja e rryshfeteve
në formën e votave ose ndereve është njësoj me
rryshfetet e tjera, pavarësisht se çfarë janë, ose
paraja e kujt është. Emërtimi nuk ndryshon nëse veprimi
është i njëjtë.
Zonja Tuid i buzëqeshi Xhonathanit lehtë dhe nisi ti
bëjë lajka.
-I dashur mik, duhet të jesh më i lakmueshëm.
Emërtimi është e gjitha. Si quhesh? A të ka thënë
ndokush se ke profil të bukur? Do të ecje përpara nëse
do të përkrahje qeverinë e do të ishe më elastik
për çështje të tilla. Jam e sigurtë se unë
mund të të gjej një post mjaft të mirë në
byronë time pasi të rizgjidhem. Hë, sigurisht që të
pëlqen, apo jo?
Xhonathani mbeti tek dyshimi i tij fillestar dhe vazhdoi të
kërkonte shpjegim.
-Çfarë fitoni duke iu dhënë para taksapaguesve.
A mund të mbani paratë që jepen si kontribut?
- Një pjesë e tyre më nevojiten për shpenzimet
e mia dhe unë kam fat në gjëra të tjera të mira
që më janë premtuar deri sa të dal në pension,
siç është njohja, kredibiliteti, popullariteti, dashuria,
admirimi, ose një vend në histori, - pra, të gjitha këto
dhe më shumë vota nënqeshi gruaja. Votat janë pushtet
dhe ajo që më kënaq më tepër është ndikimi
mbi jetën, lirinë dhe pronën e çdo personi mbi ishull.
A e imagjinon dot se sa njerëz vijnë tek unë, për ndere
të vogla dhe të mëdha. Dhe çdo taksë dhe rregullore
është një mundësi për mua të bëj një
përjashtim të veçantë. Çdo problem, i vogël
a i madh, zgjidhet duke më dhënë më tepër ndikim.
Unë mund të jap dreka e udhëtime falas për këdo
që të zgjedh. Që kur isha fëmijë, ëndërroja
të kisha një rëndësi të tillë. Edhe ti mund
ti kesh të gjitha.
Xhonathani u drodh nga kapja e saj. U mundua të shkëputej,
por Zonja Tuid vazhdonte tia shtrëngonte dorën.
- Sigurisht, - tha Xhonathani, - është një rast
i mirë për ty dhe për miqtë e tu, por a nuk shqetësohen
të tjerët kur paratë e tyre përdoren për vota,
ndere dhe pushtet?
- Natyrisht! tha ajo, duke ngritur mjekrën buçko
me krenari. Kështu u bëra drejtuesja e reformës.
Më se fundi gruaja ia lëshoi dorën dhe drejtoi
grushtin e saj tërë bizhu në ajër.
- Vite të tëra kam propozuar rregulla të reja
për të nxjerrë para nga politika. Gjithmonë kam thënë
se kriza e sotme është në proporcione të mëdha
dhe kam fituar shumë vota me premtime për reforma. Ajo ndaloi
për një cast, duke u zgerdhirë dhe pastaj vazhdoi: - Për
fat të mirë, unë di si të veproj me ligjet kur ka ndere
me vlerë për tu shitur.
Zonja Tuid u përqendrua tek Xhonathani, duke e parë
ashtu të rreckosur, me një sy përllogaritës.
- Asnjë nuk të paguan ty për ndere, se ti nuk
ke asnjë nder për të shitur. Çdo gjë është
në proporcion të drejtë, a nuk e shikon? Me shikimin tënd
prej të pafajshmi dhe mbështetjen time, me rroba të reja
e një model modern flokësh, e ke hak të të dyfishoj
ndihmën time. Pastaj, pas dhjetë ose njëzet vjetësh
drejtimi të kujdesshëm, atëhere nuk do të ketë
limit mundësish. Hajde tek unë, në Këshillin e Lordëve
dhe unë do të shoh se çfarë mund të bëj
për ty.
Pas kësaj fjalie, zonja Tiud shqoi një grup punëtorësh
që shikonin vajtueshëm fabrikën e mbyllur matanë rrugës.
Menjëherë ajo e humbi interesin për Xhonathanin dhe u kthye
e shkoi në kërkim të një gjahu tjetër të
freskët.
- Krijon shqetësim duke harxhuar paratë e të tjerëve
mërmëriti me vete Xhonathani.
Megjithëse foli me zë të ulët, zonja Tuid
me veshët ngritur arriti ti kapte fjalët. Ndaloi dhe iu kthye
duke nënqeshur:
- Shqetësim the? Çmë bëre për të
qeshur. Eshtë tamam si ti marrësh karamelen një fëmije.
Atë që njerëzit nuk ma japin për detyrën që
unë kryej, ua marr vetë. Siç e shikon, mua do të
më kujtojnë për një kohë të gjatë me
shumë dëshirë, kur fëmijët e tyre të marrin
shpërblimin.
KAPITULLI 11
___________________
Vdekje berberëve të paligjshëm
Në rrugën tjetër, Xhonathani pa një polic të
ulur në një cep, duke lexuar gazetën. Ai ishte më i
shkurtër dhe jo më i vjetër në moshë se Xhonathani.
Xhonathani i mësuar me mënyrën se si ti respektonte
njerëzit e ligjit, mori zemër nga pamja e këtij të
riu të veshur me uniformë dhe nga arma që mbante në
krah. Ndoshta mund të pyeste oficerin për ti treguar rrugën
për në port. Polici po lexonte me vëmendje gazetën,
kështu që Xhonathani i hodhi një vështrim mbi shpatullat
e tij dhe lexoi titullin e dukshëm Lordët aprovojnë dënimin
me vdekje për berberët e paligjshëm.
- Dënim me vdekje për berberët? thirri Xhonathani
i çuditur.
Polici ngriti sytë dhe e pa.
- Më falni, - tha Xhonathani, - nuk desha tju shqetësoj,
por nuk munda të duroja kur pashë titullin. Eshtë gabim
shtypi dënimi i berberëve?
- Ta shohim. Burri nisi të lexonte artikullin Këshilli
i Lordëve sapo ka autorizuar dënimin me vdekje për çdo
njeri që kapet duke prerë flokët pa liçencë.
Çfarë ka të pazakontë këtu?
- Pse silleni kaq ashpër për një gjë kaq
të vogël? pyeti Xhonathani me kujdes.
- Dënimi me vdekje është kërcënimi i
fundit që të jepet nga ligji, pavarësisht nga lloji i krimit.
Xhonathani shqeu sytë.
- Sigurisht që nuk do ta fusnin në burg dikë që
do të priste flokët pa liçencë!
- Çthua?! tha polici duke fërkuar fort armën.-
Do ta bënim, megjithëse rrallë.
- Pse?
- Çdo krim konsiderohet nëpërmjet një peshore
të shkallëzuar. Kjo do të thotë se dënimet shtohen
me shtimin e rezistencës së personit. Kështu p.sh. nëse
dikush do të presi flokë pa liçencë, atëherë
atij i vihet gjobë. Nëse refuzon të paguajë gjobën
dhe vazhdon të prese flokë, atëherë ky berber i paligjshëm
do të arrestohet dhe futet në burg. Dhe vazhdoi burri me zë
serioz, - nëse i reziston arrestit, ky kriminel i nënshtrohet
dënimeve sipas shkallëzimeve më të ashpra të caktuara.
Fytyra iu errësua, ndërsa ngrysi vetullat. Mund edhe të
pushkatohet. Sa më e madhe rezistenca, aq më e madhe forca që
përdoret kundër tij.
Biseda e zymtë e trishtoi Xhonathanin.
- Pra kërcënimi i fundit Brenda ligjit është
vdekja? rrezikoi të pyeste Xhonathani, ende me shprese. Atëherë
sigurisht që autoritetet do e rezervojnë dënimin me vdekje
vetëm për aktet kriminale më brutale, siç janë
vrasja dhe vjedhja.
- Jo gjithmonë tha polici. Ligji vepron mbi gjithë
jetën private e tregtare. Qindra esnafë profesionistë mbrojnë
anëtarët e tyre me liçenca. Marangozët, mjekët,
hidraulikët, llogaritarët, muratorët dhe avokatët,
të gjithë i urrejnë trazovaçët.
- Si i mbron ata liçenca? pyeti Xhonathani.
- Numri i liçencave është i kufizuar dhe rituali
i anëtarësimit kontrollohet në mënyrë të
rreptë. Kjo shmang konkurrimin e pandershëm të personave
me ide të vjetëruara, entuziazëm të zellshëm,
efiçencë të thyeshme apo çmime mizore. Këta
konkurrues të paskrupullt kërcënojnë traditat e profesionistëve
tanë më të vlerësuar.
Xhonathani nuk u dorëzua deri sa të merrte një
përgjigje të qartë.
- A i mbron klientët liçensimi?
- Po, këtë duan të thonë edhe në artikull
tha polici, duke i hedhur një vështrim tjetër gazetës.
Liçencat u japin monopol esnafëve, që ata të kenë
mundësi të mbrojnë klientët nga shumë vendime
që mund të marrin e zgjedhje që mund të bëjnë.
Këtu thotë se anëtarët e esnafëve sigurohen mirë,
pra nuk ke nevojë për zgjedhje. Duke i rënë gjoksit
me krenari, polici shtoi: - Dhe unë imponoj monopolet.
- A janë të mirë monopolet? hetoi Xhonathani.
Polici uli përsëri gazetën.
- Nuk e di unë këtë punë, unë thjesht
zbatoj urdhërat. Ndonjëherë imponoj krijimin e monopoleve
e ndonjëherë më thonë ti prish ato.
Polici ngriti supet.
Nuk më takon mua të jap vlerësimin. Këshilli
i Lordëve e di kush është më kooperues e kush jo. Këshilli
më thotë vetëm se ku ta drejtoj armën.
Duke e parë se Xhonathani dukej shumë i topitur, polici
u përpoq ta bindte atë.
- Mos u alarmo, or mik. Ne rrallë japim dënim me vdekje.
Asnjë nuk do të flaës për të. Dhe shumë pak
guxojnë të rezistojnë, sepse ne jemi shumë të
zellshëm ndaj të qënit të bindur përpara Këshillit.
- A e ke përdorur ndonjëherë armën? pyeti
Xhonathani, duke vështruar nervoz pistoletën.
- Kundër një të paligjshmi? tha polici. Me hnjë
lëvizje praktike, nxorri lehtë revolverin nga këllëfi
i lëkurtë dhe preku metalin e ftohtë të tytës.
Vetëm një herë.
Hapi, pa tytën dhe e mbylli duke e admiruar.
- Teknologjia më e mirë e ishullit. Këshilli nuk
kursen në drejtim të misionit tonë fisnik. Unë dhe
arma ime jemi betuar të mbrojmë jetën, lirinë dhe pronën
e çdo njeriu në ishull. Pra siç e shikon ne kujdesemi
për njëri-tjetrin.
- Kur e ke përdorur armën? pyeti Xhonathani.
- Çpyetje qesharake, - tha ai duke u vrenjtur. Një
vit të tërë në shërbim dhe kurrë nuk pata
shans ta përdor deri sot në mëngjes. Një grua u çmend
dhe filloi të kërcënonte ekipin e shkatërrimeve. Thoshte
se do ta merrte prapë shtëpinë e saj. Ha, ha. Sa nocion
egoist!
Zemra e Xhonathanit rrahu fort. A mos vallë ishte ajo gruaja
që takoi në mëngjes?
- Polici vuri re vështrimin e shqetësuar të Xhonathanit
dhe vazhdoi:
- Më thirrën që të bisedoja me gruan që
të dorëzohej. Urdhëresa ishte në rregull. Shtëpia
duhej të prishej, sepse aty do të ndërtohej parku për
popullin nga zonja Tuid.
Xhonathani pyeti me mundim:
- Çfarë ndodhi?
- U përpoqa të arsyetoja. I thashë se mund të
dënohej lehtë po të vinte me mua pa rezistencë. Por
kur më kërcënoi dhe më tha se do të shpëtonte
pronën e saj, u bë e qartë se ajo po i rezistonte arestit.
Imagjino nervat e asaj gruaje.
- Po, - psherëtiu Xhonathani. Çnerva.
Një moment secili heshti. Polici lexonte qetë, ndërsa
Xhonathani qëndronte i menduar, duke shtyrë lehtë me këmbë
një gur. Pastaj pyeti:
- A mund të blesh armë si kjo e jotja këtu?
Duke kthyer faqen e gazetës, polici u përgjigj:
- Kurrë në jetën tënde. Dikush mund të
vritet pastaj.
KAPITULLI 12
___________________
Betejat në bibliotekë
Aktiviteti rrugëve sa vinte e shtohej, ndërsa Xhonathani
vazhdonte të ecte drejt qendrës së qytetit. Njerëz
të veshur mirë, me pamje të shqetësuar, lëviznin
nëpër trotuare. Duke nxituar të kalonte një shesh të
madh, Xhonathani takoi një burrë të vjetër dhe një
grua të re që ziheshin me fjalë. Ata vazhdonin me kokëfortësi
të tundnin krahët në ajër dhe të hidheshin përpjetë
me furi. Ai u bashkua me grupin e vogël të spektatorëve
të shikonte se çfarë po ndodhte. Sapo erdhi policia që
ti ndante, Xhonathani iu kthye një gruaje të dobët e trupvogël,
ngjitur me të dhe i tha:
- Pse janë kaq të inatosur me njëri-tjetrin?
Gruaja iu përgjigj:
- Këta dy poterexhinj kanë vite që zihen të
dy për librat e bibliotekës së Këshillit. Burri gjithmonë
ankohet se shumica e librave janë mbushur me gjepura mbi seksin dhe
imoralitetin. Ai kërkon që ato libra të hiqen që andej
e të digjen. Ndërsa ajo e kundërshton, duke e quajtur puritan
pompoz.
- Pse, ajo do ti lexojë ato libra? thirri Xhonathani.
- Jo tamam, - u hodh një tjetër spectator i grindjes,
një burrë i gjatë, që mbante një vajzë të
vogël për dore. Ankesa e saj është e ngjashme me
atë të tij, ndonëse e drejtuar në libra të ndryshëm.
Ajo pretendon se shumica e librave të bibliotekës kanë prirje
seksi dhe racizmi.
- Babi, çfarë do të thotë prirje? iu
lut vajza e vogël, duke e tërhequr nga pantalloni.
- Një minutë shpirt. Siç po thoja, - vazhdoi
burri, - gruaja kërkon që këto libra të flaken dhe
që biblioteka të blejë librat që ajo ka në listë.
Ndërkohë policia i kishte lidhur të dy grindavecët
dhe po i tërhiqte zvarrë nëpër rrugë. Xhonathani
tundi kokën dhe psherëtiu.
- Mendoj që policia i arrestoi sepse po bënin shamatë.
- Jo vetëm kjo, - qeshi gruaja, - ata u arrestuan se kanë
refuzuar të paguajnë taksën e bibliotekës. Sipas ligjit,
çdo njeri duhet të paguajë për të gjithë
librat, edhe nëse nuk i pëlqen ata.
- Me të vërtetë? tha Xhonathani. Pse nuk ua
lë policia paratë që ta ndihmojnë bibliotekën
me librat që duan? Kështu ata do të paguajnë vetëm
për ato libra që pëlqejnë.
Por atëherë vajza ime nuk ka mundësi ta paguajë
bibliotekën, - the burri, ndërsa mbante për dore vajzën
e tij të vogël që hante një karamele të kuqe e
të bardhë.
- Prit pak, zotëri tha gruaja e vjetër duke mos e
aprovuar. A nuk të duket se ushqimi i trurit është po
aq i rëndësishëm sa dhe ushqimi i stomakut?
- Çdo të thuash me këtë? u përgjigj
burri, duke u ndjerë i pambrojtur. Vajza, ndërkohë, kishte
njollosur fustanin me karamele.
Gruaja bëri një pauzë, duke marrë një
pamje të menduar.
- Kohë më parë ne kishim shumë biblioteka
ku mund të rregjistrohej çdo njeri. Njerëzit shkonin atje
ku u pëlqente dhe paguanin vetëm për atë bibliotekë
që u pëlqente. U kushtonte vetëm një kuotë vjetore
tepër e vogël, që nuk i prishte punë njeriu. Bibliotekat
konkurronin me njëra-tjetrën për anëtarë, duke
u përpjekur të kishin librat më të mirë, punonjësit
më të rregullt, oraret dhe vendndodhjen më të përshtatshme.
Disa, furnizimet e shpërndarjen e tyre e kishin tek dera. Kur njerëzit
paguanin për zgjedhjen e tyre, antarësimi në bibliotekë
ishte prioritet me vlerë, shumë më tepër se një
karamele shtoi ajo në mënyrë qortuese. Pastaj Këshilli
i Lordëve tha se biblioteka ishte tepër e rëndësishme
për shoqërinë dhe njerëzit nuk duhet të detyroheshin
për ta frekuentuar atë. Kështu, Këshilli krijoi një
bibliotekë të madhe falas. Tre bibliotekarë u punësuan
me parapagesë, që të bënin punën e një njeriu
të vetëm. U ngushtuan oraret e qëndrimit hapur, por biblioteka
e Këshillit u bë shumë e njohur sepse ishte falas. Shumë
shpejt pas kësaj, bibliotekat e tjera i humbën lexuesit dhe falimentuan.
- Lordët hapën një bibliotekë falas?! përsëriti
Xhonathani. Po ju sikur thatë se njerëzit duhet të paguajnë
taksa biblioteke?
- Kjo është e vërtetë, por zakoni është
ti quash detyrimet e vogla të këshillit falas, pavarësisht
se njerëzit detyrohen të paguajnë. Eshtë diçka
më e civilizuar tha ajo me ironi.
Burri i gjatë e kundërshtoi me zell.
- Bibliotekat e tjera? Nuk i kam dëgjuar kurrë.
- Sigurisht që nuk i ke dëgjuar, - ia ktheu gruaja
e vjetër. Biblioteka e Këshillit ka shumë kohë që
ekziston e vetme, prandaj nuk i imagjinon dot.
- Tani prit pak, - thirri burri, - mos po kritikon taksën
e bibliotekës. Nëse Lordët sigurojnë një shërbim
me vlerë, atëherë njerëzit janë të detyruar
të paguajnë.
- Nuk ka dhe aq vlerë kur përdoret forca, - tha gruaja.
- Jo çdo njeri e di se çfarë është
e mirë për ta dhe që të tjerët nuk e përballojnë
dot deklaroi burri. Njerëzit inteligjentë e dinë se
librat e lirë ndërtojnë një shoqëri të lirë.
Taksat shpërndajnë peshën, me qëllim që çdo
njeri të paguajë pjesën që i takon. Përndryshe
përfituesit do të rronin në kurriz të të tjerëve.
- Ka shumë përfitues nga taksat e bibliotekës
ia ktheu gruaja e vjetër. Ata që përdorin bibliotekën
dhe ata që përjashtohen nga taksat, rrojnë në kurriz
të të tjerëve. Eshtë e ndershme kjo? Kush mendoni ju
se ndikon më tepër mbi Këshillin e Lordëve? Një
mik i pasur i Këshillit apo një njeri i varfër, i cili nuk
arrin të marrë një libër me qera?
Duke e shtyrë vajzën e vogël prapa tij, burri
ia ktheu me inat:
- Çlloj biblioteke do ti? Do një bibliotekë
ku të regjistrohesh, e cila mund të ketë prirje kundër
ndonjë grupi të shoqërisë?
- Nuk mund ti shmangesh prirjeve ngriti zërin gruaja,
duke iu afruar në fytyrë. Pse mendon ti se po ziheshin ata
të dy pak më parë? Apo do bufonë në Këshill
që të zgjedhin prirjet për ty?
- Kush është bufoni? kërkoi llogari burri, duke
e shtyrë lehtë gruan. Kur nuk të pëlqen asgjë,
pse nuk largohesh nga ishulli?
- Maskara i pafytyrë, - ia ktheu gruaja. Ndërkohë
që ata të dy po i ulërinin njëri-tjetrit, vajza ia
krisi të qarit dhe dikush u turr të thërriste policinë.
Xhonathani i anashkaloi dhe vendosi të gjente strehë
i qetë e në paqe në bibliotekën aty afër.
KAPITULLI 13
____________________
Asgjëja
Ndërtesat që rrethonin bibliotekën ishin të
gjitha me dy kate më lart, me fasad të gurta mbresëlënëse.
Një turmë njerëzish elegantë ishin mbledhur
tek hyrja, duke pritur me durim dhe duke u përpjekur të mos e
vinin re grindjen e njerëzve në rrugë, prapa shpinës
së tyre.
Xhonathani u bashkua me grupin dhe lexoi me interes gërmat
e mëdha të bronzta mbi derën kryesore Biblioteka popullore
e zonjës Bes Tuid.
Vizitorët në fund të turmës zgjateshin për
të parë mbi kokat e atyre që rrinin në krye. Ata ngrinin
zërin, duke përshkruar çfarë po shikonin.
- E mrekullueshme! pëshpëriti njëri.
- E mahnitshme! thoshin të tjerët.
Xhonathani, i hollë e i shkathët siç ishte,
i shtyu njerëzit dhe arriti të dilte në krye, duke iu afruar
njërës prej tavolinave të bibliotekave brenda.
- Çfarë është kaq e mrekullueshme dhe e
mahnitshme? pyeti ai burrin që qëndronte pas tavolinës.
- Shët! e qortoi rreptë bibliotekari. Të lutem,
ule zërin.
Burri mori një pirg me kartela dhe e vështroi Xhonathanin,
duke ulur syzet e tij.
- Këta janë zyrtarët e Komisionit të Anëtarëve
të Këshillit. Sapo kanë hapur një ekspozitë publike
të arritjeve të fundit të koleksionit tonë të
arteve të bukura.
- Sa interesant, - tha Xhonathani me zë të ulët.
Duke zgjatur qafën për të parë më mirë,
ai vazhdoi: - Mua më pëlqen arti, por këtu nuk po shoh gjë.
Duhet të jetë i përmasave shumë të vogla.
- Varet, - thithi hundët bibliotekari dikush thotë
se është mjaft i gjerë. Kjo është bukuria e koleksionit.
Titullohet Zbrazëtirë në fluturim.
- Po unë nuk shikoj gjë, - tha Xhonathani duke u vrenjtur,
ndërsa i hodhi një vështrim murit të bardhë mbi
hyrjen kryesore.
- Po kjo është e veçanta. Impresionuese, apo
jo? bibliotekari e pa vendin bosh me një shikim ëndërrimtar
të zbrazët. Asgjëja kap esencën e plotë të
shpirtit të përpjekjeve njerëzore për sensin fizik
të vetëdijes, të cilin dikush e ndjen vetëm kur krahason
ngrohtësinë e plotë të nuancave të shkëlqyera,
me vetëdijen taktiketë natyrës tonë të brendshme.
Asgjëja e lejon njeriun të provojë plotësisht imagjinatën
e vet më të arrirë.
Xhonathani tundi kokën i trullosur dhe pyeti me ton irritues:
- Pra qenka një asgjë? Si mund të jetë asgjëja
art?
- Pikërisht kjo gjë e bën atë shprehjen më
popullore të artit. Komisioni i Këshillit për artet organizon
llotari për zgjedhjen e shijeve të publikut tha bibliotekari.
- Llotari për të zgjedhur artin? pyeti i çuditur
Xhonathani. Po përse llotari?
- Kohë më parë Bordi i caktuar i arteve të
bukura bëri një seleksionim u përgjigj burri. Në
fillim bordi u kritikua se favorizonte vetëm shijet e veta ose të
miqve të vet. Pastaj u akuzua se censuronte artin të cilin nuk
e pëlqente. Nëse qytetari i thjeshtë paguante taksa për
parapëlqimet e bordit, njerëzit e akuzuan për bërje
favoresh.
- Pse nuk zgjodhët një bord tjetër? sugjeroi
Xhonathani.
- Provuam shumë borde, por ata që nuk bënin pjesë
në bord, asnjëherë nuk ranë dakord me të. Kështu
që përfundimisht u hodh tutje ideja e krijimit të bordit.
Të gjithë ranë dakord se llotaria ishte e vetmja metodë
objektivisht subjective. Çdo njeri mund të futej në konkurrim
dhe të gjithë e provuam. Këshilli i Lordëve vuri një
çmim mjaft të arsyeshëm dhe pranoi çdo punim. Zbrazëtirë
në fluturim fitoi këtë mëngjes.
Xhonathani ndërhyri:
- Po pse nuk i lejoni njerëzit të blejnë pikturat
që duan në vend që ti taksoni ata për llotarinë
në zgjedhje? Atëherë çdo njeri do të merrte
atë që donte.
-Çfarë the? ngriti zërin bibliotekari. Ndonjë
individ egoist mund të mos blejë gjë dhe të tjerët
mund të kenë shije jo të mirë. Në të vërtetë,
lordët duhet të tregojnë se e mbështesin artin.
Duke iu kthyer pikturës Zbrazëti në fluturim,
bibliotekari kryqëzoi duart dhe një shprehje e turbullt i mbuloi
fytyrën.
- Tamam zgjedhje, apo jo? Boshësia ka avantazhin se e mban
hyrjen e bibliotekës të pastër dhe në të njëjtën
kohë ruan ambjentin. Për më tepër, vazhdoi ai i lumtur
asnjë nuk i kundërshton vlerat artistike ose stilin estetik
të kësaj kryevepre. Ajo nuk fyen asnjë njeri, apo jo?
KAPITULLI 14
___________________
Pavioni me interes të veçantë
Po errej, ndërkohë që Xhonathani qëndronte
në shkallët e bibliotekës, me shikimin nga turma në
qendër të qytetit. Për çudinë e tij, sheshi
u gjallërua, ndërsa dielli po perëndonte. Turma njerëzish
lëviznin drejt fundit të sheshit, ku ishte vendosur një
çadër e madhe karnavalesh, pikërisht prapa bibliotekës.
Për një cast, Xhonathani e harroi mallin për shtëpinë.
Duke vështruar i trullosur dritat, pamjet dhe tingujt, Xhonathani
i erdhi rrotull çadrës spektakolare. Një reklamë
me ngjyra, e vendosur sipër, lexonte Karnavalet Kapitol pavion
me interes të veçantë. Një grua e veshur me streçe
me vija të kuqe e të zeza doli nga turma dhe thirri:
- Më dëgjoni! Nëse dëshironi të provoni
drithërimën e jetës, kaloni djathtas tek pavioni me interes
të veçantë.
Ajo vuri re Xhonathanin, i cili kishte hapur sytë nga habia
dhe e kapi fort për krahu.
- Çdo njeri mund të jetë fitues, djalosh.
- Sa kushton?
- Vetëm 10 kayn dhe largohesh me një çmim të
shkëlqyer u përgjigj ajo.
Gruaja u vërtit mbi një rrotë dhe i bëri
një shenjë turmës.
- Më dëgjoni! Pavioni me interes të veçantë
do tju bëjë të pasur.
Duke mos patur para të mjaftueshme me vete, Xhonathani priti
derisa gruaja të merrej me të tjerët, pastaj u zvarrit nga
prapa tendës dhe ngriti pak perden të shikonte se çfarë
kishte brenda.
Ai vuri re portierët që drejtonin pjesëmarrësit
nga karriket e vëna rreth çadrës. Dhjetë pjesëmarrës
qëndronin prapa karrikeve të tyre duke pritur. Dritat nisën
të zbeheshin. U dëgjuan daullet, ndërsa trumpetat nisën
ti binin një fanfare. Një dritë e fuqishme zbuloi një
burrë simpatik, të veshur me një kostum të zi, të
shndritshëm dhe me kapele mëndafshi në kokë. Ai u përkul
përpara dhjetë personave të vendosur në formë
rrethi.
- Mirëmbrëma, - tha burri, - unë jam zotëria
Politikan. Sonte, ju, dhjetë personat, mund të jeni fitues fatlum
në lojën time te çuditshme. Të gjithë do të
fitoni. Të gjithë do të largoheni më të lumtur
nga çhytë. Ju lutem, uluni.
Me këto fjali dhe një lëvizje të shpejtë
të dorës, zotëria Politikan shkoi tek secili person i vendosur
në rreth dhe iu mori nga një kayn secilit. Asnjë nuk hezitoi
tia jepte.
Pastaj burri simpatik buzëqeshi dhe deklaroi: - Tani do
të shikoni se si do të shpërbleheni. Papritur hodhi në
prehërin e njërit prej pjesëmarrësve, i cili përgjigjej
me gëzim. Kur mbaruan të thirrurat dhe pjesëmarrësit
nisën të skualifikoheshin, Xhonathani shkoi me vrap në fillim
të tendës të shikonte nëse kishte mbetur ndonjë
njeri me të vërtetë i kënaqur. Gruaja me streçe
me vija mbante hapur portën e daljes. Ajo e ndali njërin nga
pjesëmarrësit dhe e pyeti: - A u kënaqe?
- Sigurisht! tha burri, duke u ngërdheshur. Ishte një
mrekulli!
- Nuk po më pritet sa tua tregoj shokëve, - tha tjetri
mund të vij prapë herën tjetër.
Pastaj, një pjesëmarrës tjetër, i eksituar,
shtoi: - Po, po, çdo njëri nga ne fitoi 5 kayn.
Xhonathani e ndoqi me vëmendje grupin ndërsa po largohej.
Gruaja me streçe iu kthye zotërisë Politikan, i cili po
u thoshte mirupafshim me dorë dhe komentoi qetë:
- Edhe ne jemi veçanërisht të lumtur. Ne fituam
50 kayn dhe këta thithës u lumturuan për ne. Mendoj se vitin
tjetër duhet ti kërkojmë Këshillit të Lordëve
të nxjerrë një ligj ku ti lejohet çdo njeriu të
marrë pjesë në lojë. Papritur, një portier thatanik
iu afrua dhe e kapi Xhonathanin nga jaka.
- Të kapa, more kopuk. Të pashë që po shikoje
vjedhurazi aty prapa. Mendove se mund ta shohësh shfaqjen falas, hë?
- Më falni, - tha Xhonathani, duke u përpjekur ti
shpëtonte shtrëngimit të burrit. Nuk e dija se duhej të
paguaje pa të shikoje.. Ajo zonja e bukur po e bënte kaq interesante
lojën
dhe unë nuk kisha para të paguaja, kështu që
Duke u kthyer nga Xhonathani dhe portieri, gruaja rrudhi vetullat:
- Nuk ke para?
Papritur fytyra i buzëqeshi: - Liroje të ziun! tha
ajo. Qenka djalë i mirë. Pra të paska pëlqyer shfaqja,
hë?
- Po, po, zonjë tha Xhonathani, duke tundur fort kokën.
- Epo mirë, do të të pëlqente të fitoje
ca para kollaj? Ose zgjidh këtë, - zëri i saj u bë
më kërcënues ose do të të kthej prapë tek
roja.
- Shkëlqyeshëm! tha Xhonathani i pasigurtë.
Çfarë duhet të bëj?
- Tepër e thjeshtë, - foli ajo gjithë ëmbëlsi.
Bjeri përreth tëndes këtë mbrëmje dhe shpërndaji
këto afishe. Thuaju të gjithëve se sa qejf bëhet këtu.
Ja tek e ke një kayn dhe do të fitosh edhe një tjetër
për secilin nga pjesëmarrësit që do të vijnë
duke mbajtur në dorë afishen. Tani nisu dhe mos më zhgënje.
Ndërsa Xhonathani hodhi në sup çantën me
afishe, ajo tha: - Edhe një gjë tjetër. Kur të mbarojë
shfaqja sonte, do të të jap llogarinë e parave që ke
fituar. Nesër, që në mëngjes, duhet të shpiesh
gjysmën e parave në pallat për të paguar taksën.
- Taksën? përsëriti Xhonathani. Për çfarë?
- Lordët kërkojnë një pjesë të
pagës tënde.
Xhonathani shtoi duke shpresuar: - Mendoj se do të punoja
më tepër, po ta dija se ti nuk do ta raportoje fitimin tim. Ndoshta
dyfish më tepër.
- Lordët e dinë mjaft mirë se njerëzit përpiqen
ti fshehin fitimet e tyre, kështu që kanë spiunë gjithandej,
që na vigjilojnë. Do të ishte bela e madhe për ne dhe
mund të na e mbyllnin pavionin tha gruaja. Por mos u anko. Të
gjithë duhet të paguajnë për mëkatet tona.
- Mëkatet? përsëriti Xhonathani.
- Po, mëkatet. Taksat dënojnë mëkatarin.
Taksa e duhanit dënon duhanxhinjtë, ajo e pijeve alkooloike dënon
alkolistët, ndërsa taksa mbi të ardhurat dënon ata
që punojnë. Ideali i tyre, - nënqeshi gruaja, ndërsa
goditi me bërryl biletashitësin, - është të jesh
i shëndetshëm e përtac. Tani tundu, djalosh.
KAPITULLI 15
____________________
Xhaxha Samta
Qyteti u bë gradualisht më i qetë. Gruaja me streçe
i dha Xhonathanit më shumë se 50 kayn për shpërndarjen
e afisheve. Ajo u kënaq kaq shumë që gjeti dikë që
të punonte seriozisht, saqë i tha të shkonte përsëri
të nesërmen për të punuar. Xhonathani i tha se mund
të kthehej po të kishte mundësi dhe u largua nga tenda e
karnavaleve për të gjetur një strehë për të
kaluar natën. Nuk kishte as më të voglën ide se çfarë
mund të bënte, ndaj nisi të endej nëpër qytet.
Ndërsa po rrinte nën dritën e zbehtë të një
llampe rruge, një burrë i vjetër, i veshur me këmishë
nate doli nga dera e pasme e një makine. Burri pa vjedhurazi çatitë
e shtëpive të ulta, që ishin në anë të rrugës.
Kurioz, Xhonathani iu afrua dhe e pyeti: - Çfarë
po shikon?
- Çatinë e asaj shtëpie, - pëshpëriti
burri, duke treguar me gisht në errësirë. A e shikon atë
burrin e shëndoshë të veshur me rroba të kuqe, të
bardha e blu? Çanta eti bëhet më e madhe në çdo
shtëpi që viziton.
Xhonathani pa në drejtimin nga tregoi burri. Një hije
në formë njeriu po kacavirrej mbi tjegullat e një shtëpie.
- Ah, po, tani e shoh, - thirri ai. Pse nuk i bie ziles të
lajmërohen njerëzit që banojnë aty?
- Nuk do ta bëja kurrë një gjë të tillë
u rrënqeth burri plak. Xhaxha Samta ka temperament të mbrapshtë
dhe i tregon vendin kujtdo që i del përpara.
- Ti e njihke atë, - protestoi Xhonathani, - por
- Shët, mos bërtit, - i tha burri, duke vënë
gishtin mbi buzë. Xhaxha Samta iu bën vizita shtesë atyre
që bëjnë më shumë zhurmë. Shumica e njerëzve
bëjnë sikur flenë në këtë natë të
tmerrshme, megjithëse është e pamundur të injorosh
pushtimin e pronës tënde.
Duke u munduar të ulte zërin, Xhonathani u afrua tek
veshi i plakut.
- Nuk e kuptoj. Pse njerëzit mbyllin sytë kur e dinë
se po vidhen?
- Njerëzit heshtin në këtë natë të
veçantë prilli shpjegoi burri plak. Përndryshe do të
prishin qejfin që bëjnë për Krishtlindje , kur xhaxha
Samta kthehet me dhurata për çdo shtëpi.
- Ah, - tha Xhonathani i lehtësuar pra xhaxha Samta ua
kthen prapë gjërat e marra?
- Zor se ua kthen. Por njerëzit duan të besojnë
se ai e bën këtë. Unë përpiqem të rri zgjuar
me qëllim që të shoh se çfarë merr dhe çfarë
kthen. E kam si zakon. Me llogaritë që kam bërë unë,
xhaxha Samta tregon kujdes që ti japë secilit diçka për
ta bërë të lumtur. Mban më shumë për vete
e për njerëzit e tij ose për shtëpitë e preferuara
të qytetit. Por, - tha burri i vjetër, duke shtrënguar gishtat
me inat, - kjo bën që çdo njeri të flejë prillin
tjetër, kur ai kthehet përsëri dhe merr çfarë
të dojë.
- Nuk e kuptoj, - tha Xhonathani pse njerëzit nuk rrinë
zgjuar, denoncojnë hajdutin dhe ruajnë pronat e tyre? Atëherë
ata mund të blejnë çfarë dhuratash të duan dhe
tjua japin kujt të kenë qejf. Burri i vjetër nënqeshi
dhe tundi kokën nga naiviteti i Xhonathanit.
- Xhaxha Samta është në fantazinë e gjithë
fëmijëve. Në të vërtetë, prindërit u
kanë thënë fëmijëve të tyre se lodrat u vijnë
në mënyrë magjike dhe jo nga xhepi i dikujt tjetër.
Duke parë pamjen e dërrmuar të Xhonathanit, burri
plak tha:
- Dukesh sikur ke kaluar një ditë të keqe. Futu
Brenda dhe ngrohu pak djalosh. Do një vend ku të kaosh natën?
Xhonathani e mirëpriti ofertën e plakut. Ai e prezantoi
Xhonathanin me gruan dhe ajo nxitoi ti sillte një filxhan me çokollatë
të shkrirë dhe nja pjatë me biskota të ngrohta. Pasi
e fshiu komplet pjatën, Xhonathani u shtri në divanin që
ia kishte bërë gati çifti me batanije e jastëk. Burri
vuri në gojë llullën dhe u mbështet mbi jastëkët
e karrikes lëvizëse.
Pasi u rehatua, Xhonathani pyeti: - Si nisi ky zakon?
- Ne më parë kishim një ditë feste, që
quhej Krishtlindje, momenti më i bukur i vitit. Ishte festë fetare,
që shoqërohej me dhënie dhuratash dhe hare. Çdo njeri
gëzohej kaq shumë, saqë Këshilli i Lordëve vendosi
që ajo ishte tepër e rëndësishme për tia lënë
spontanitetit të pafre dhe festimit kaotik. E morën ata përsipër
që ajo të festohej siç duhej.
Toni i zërit tregonte një mosaprovim të fshehur.
- Së pari, hoqën simbolin fetar të papërshtatshëm.
Lordët e shndërruan zyrtarisht në festën e X-mas dhe
zakoni tepër popullor i dhënies së dhuratave u riemërtua
Xhaxha Samta, i veshur me kostumin e taksambledhësit.
Plaku heshti për pak, duke thithur fort llullën dhe
pastaj vazhdoi: - Tani duhet të paguajmë edhe taksën e X-
mas, trefish tek Byroja e Dëshirës së Mirë. Kjo Byro
vendos se sa duhet të paguajnë njerëzit, bazuar në
një formulë të përcaktuar nga Lordët. Ti sapo
pe mbledhjen vjetore të Prillit. Pastaj vjen Byroja e Të prapëve
e të mbarëve. Me ndihmën e një llogaritari duhet të
plotësohen formularë për të shpjeguar me detaje sjelljen
e mirë e jo të mirë të secilit gjatë vitit. Kjo
byro ka punësuar një ushtri nëpunësish e hetuesish
për të shqyrtuar se kush meriton të marrë dhurata në
dhjetor. Së fundi, Komisioni i Shijes korrekte standartizon madhësitë,
ngjyrat dhe stilet e dhuratave të pranuara të zgjedhura, duke
iu nxjerrë kontratat jashtë ofertave prodhuesve të parazgjedhur
me qëndrimin e duhur politik. Çdo njeri, pa diskriminim, merr
saktësisht të njëjtat ornomente të aprovuara nga qeveria
për ti përdorur si dekor nëpër shtëpitë
e tyre. Në prag të festës së X-mas, forca ushtarake
rezerviste thirren që të këndojnë këngët
festive më të përshtatshme.
Ndërkohë, aventurierin e ri, të lodhur, e kishte
zënë gjumi. Burri i hodhi batanijen mbi shpatulla. Ai dhe gruaja
i pëshpëritën lehtë rrëzë veshit Xhonathanit
Gëzuar festën e X-mas.
KAPITULLI 16
____________________
Përralla e ritreguar e Breshkës dhe Lepurit
Xhonathani pa në ëndërr gruan e pavionit me interes
të veçantë. Ajo vazhdonte ti jepte para dhe pastaj ia
merrte prapë. Papritur Xhonathani u zgjua i tronditur, duke u kujtuar
se duhet të raportonte ato çka kishte fituar në Zyrën
e Taksave.
Burri po përgatiste për mëngjes copa të trasha
buke të thekur me reçel, kur një vajzë e vogël
hyri tërë gëzim në dhomë. Burri plak e prezantoi
vajzën si mbesën e tij, Luizë, e cila kishte ardhur të
rrinte me ta për disa ditë. Ndërsa Xhonathani hante mëngjesin,
vajza kërcente gjithandej, duke u përpjekur të ngrinte çorapet
e veshura keq.
- Gjyshe, të lutem, ma lexo prapë përrallën,
- iu lut ajo.
- Cilën përrallë, shpirt?
- Atë që më pëlqen mua, me breshkën
dhe lepurin. Atë që ka figura të bukura rrëzëlleu
Luiza.
- Shumë mirë i tha e gjyshja, duke marrë një
libër nga dollapi i kuzhinës.
U ul pranë Luizës së vogël dhe filloi të
lexonte. Na ishte njëherë
- Jo, jo, gjyshe e ndërpreu vajza.- Shumë kohë
më parë.
Gjyshja qeshi dhe vazhdoi:
- Shumë kohë më parë na ishte një breshkë
që quhej Frenki dhe një lepur që quhej Lizandër. Ata
që të dy ishin postierë dhe shpërndanin letra nëpër
shtëpitë e kafshëve të pyllit. Një ditë Frenki,
që veshët e mprehtë i kishte më të dobishëm
se këmbët e ngathëta, dëgjoi disa nga komshinjtë
që mburrnin lepurin Lizander, duke thënë se ishte tepër
i shpejtë në shpërndarjen e letrave. Ai shpërndante
në pak orë aq sa të tjerëve u duheshin ditë për
ti shpërndarë. E tërbuar nga kjo mospërfillje, Frenki
iu afrua dhe hyri në bisedë.
- Lepurush, - i tha Frenki po aq ngadalë sa dhe ecte në
një javë vë bast se unë mund të kem klientë
më shumë se ty. Vë bast famën time.
Sfida e trembi pak Lizanderin.
- Famën? Ha, ha, çmë bëre për të
qeshur. A e di se çfarë mendojnë të tjerët për
ty? thirri lepuri mendjemadh. Për mua nuk ka problem. Unë
do të ta kaloj, sido që të jetë puna.
Komshinjtë u tallën dhe thanë se breshka qullace
nuk do e përballonte sfidën. Për ta provuar këtë,
të gjithë ranë dakord të gjykonin mbi fituesin pas
një jave, pikërisht në atë vend.
Ndërsa Lizanderi u nis të bënte përgatitjet
e duhura, Frenki u ul e nisi të mendohej. Pastaj u çua dhe
u nis shtruar-shtruar.
Lizanderi vuri lajmërime në të gjithë vendin,
që kishte ulur çmimet gati përgjysëm në krahasim
me Frenkin. Këtej e tutje, shpërndarjet do të bëheshin
dy herë në ditë, madje dhe në fundjavë ose festa.
Ndërsa kalonte nga një komshi tek tjetri, duke i rënë
ziles, banorët i jepnin atij letra, blinin pulla e gjëra të
tjera, madje edhe peshonin e mbështillnin pakot në moment. Dhe
ai, gjithmonë, u jepte një buzëqeshje miqësore të
sinqertë, pa kurrfarë shpërblimi. Duke qenë efiçent,
krijues dhe i këndshëm, lepuri e shtoi listën e klientëve
të tij shumë shpejt.
Asnjëri nuk e kishte parë gjëkundi breshkën.
Në fund të javës, i sigurt për fitoren, Lizanderi nxitoi
të takonte komshinjtë gjykatës. Për çudinë
e tij ai e gjeti breshkën duke e pritur.
- Sa keq më vjen Lizander tha breshka, duke zgjatur fjalët
kur ti vrapoje nga njëra shtëpi tek tjetra, unë mora vetëm
një letër për ta shpërndarë.
Frenki i zgjati Lizanderit një dokument dhe një laps
dhe tha: - Firmos këtu, tek pikat e ndërprera.
- Çështë kjo? pyeti Lizanderi.
- Mbreti ynë më caktoi mua, breshkën, si postieren
e përgjithshme dhe më autorizoi që ti shpërndaj unë
tërë letrat e këtij vendi. Më vjen keq lepur, ti duhet
të pushohesh nga puna e të ndërpresësh gjithë
shpërndarjet.
- Kjo është e pamundur tha Lizanderi, duke përplasur
këmbët me inat. Nuk është e drejtë.
- Kështu tha Mbreti iu përgjigj breshka. Nuk është
e drejtë që ndonjë vartës i tij të kryejë
shërbime më të mira se të tjerët. Kështu
që ai ma dha mua ekskluzivitetin e shpërndarjes, duke siguruar
të njëjtën cilësi shërbimi për të gjithë.
I inatosur, Lizanderi vazhdoi të thoshte: - Si arrite ta
bindësh për këtë? Çfarë i ofrove?
- Një breshkë nuk buzëqesh kollaj, por ia del
të anojë peshoren nga ana e vet. E sigurova Mbretin se do ti
shpërndaj gjithë mesazhet falas. Dhe, natyrisht, e kujtova se
duke e patur të gjithë korrespondencën e Mbretërisë
në duar të sigurta, do ta kishte më të lehtë të
shtypte rebelimet. Edhe nëse do të humbasë ndonjë letër,
kush do të ankohet?
- Por ti gjithmonë dilje me humbje kur shpërndaje letra,
- deklaroi lepuri i nervozuar. Kush paguan për këtë?
- Mbreti do vendosë një çmim që të
më sigurojnë fitime. Nëse njerëzit nuk postojnë
më letra, taksat do të mbulojnë humbjet e mia. Pas pak kohe,
asnjë nuk do të kujtohet se dikur kam patur një rival.
Gjyshja ngriti sytë dhe tha Fund.
- Morali i kësaj përrale, - lexoi gjyshja, - është
se sa herë të kemi ndonjë problem, duhet të drejtohemi
tek autoritetet.
Luiza e vogël përsëriti: - Sa hetë të
kemi ndonjë problem, duhet të drejtohemi tek autoritetet. Nuk
do ta harroj gjyshe.
- Jo shpirt, këtë e thotë libri. Më mirë
përpiqu të gjesh moralin tënd.
- Gjyshe?
- Po, zemër.
- A flasin kafshët?
- Jo gjuhën tonë, xhan. Kjo është vetëm
një përrallë.
Xhonathani mbaroi ushqimin dhe falenderoi çiftin e vjetër
për mikpritjen.
- Na konsidero si gjyshërit e tu po të kesh nevojë
për ndonjë gjë tha burri i vjetër, duke e përcjellë
Xhonathanin tek porta.
Të gjithë dolën në verandë për
ti thënë lamtumirë.
KAPITULLI 17
___________________
Bordi i tretjes
Me historinë e lepurit akoma në mendje, Xhonathani kërkoi
të dinte drejtimin për në Pallat. Gruaja plakë e kapi
nga krahu dhe e paralajmëroi:
- Të lutem Xhonathan, mos i trego njeriu që ke ngrënë
e ke pirë tek ne. Nuk na lejohet.
- Çfarë? thirri Xhonathani. Duhet të keni
leje që të ushqeni të tjerët?
- Këtu në qytet, po u përgjigj gjyshja. Dhe
do të kemi telashe po të marrin vesh autoritetet se ofrojmë
për të ngrënë pa leje.
- Për çfarë duhet leja?
- Për të garantuar një standart të caktuar
ushqimi për të gjithë. Vite më parë, qytetarët
i blinin ushqimet e tyre nga shitësit e rrugëve, kafenetë
e qosheve, restorantet më të mira, ose mund ti blinin në
dyqane e ti gatuanin legalisht në shtëpitë e tyre. Këshilli
i Lordëve argumentoi se nuk ishte e drejtë që disa njerëz
të hanin më mirë se të tjerët. Kështu ata
krijuan ligje për ngritjen e kafeneve publike, ku çdo njeri
në qytet mund të hante ushqim standart falas.
- Jo tamam falas, sigurisht, - tha gjyshi, duke nxjerrë
portofolin dhe duke u tundur para fytyrës së Xhonathanit.
Kostoja për çdo ushqim është shumë më
tepër se më parë, por asnjeri nuk paguan me para në
dorë. Xhaxha Samta paguan me taksat tona. Meqë kafenetë
politike ishin të paguara, shumë njerëz nuk shkuan më
në shitësa privatë, ku u duhej të paguanin prapë.
Duke patur klientë për të paguar shpenzimet e restoranteve,
privatët rrisin çmimet. Disa mbijetuan me një grusht klientësh
të pasur ose me njerëz që mbanin dieta të veçanta
fetare, pro shumica falimentuan.
- Pse duhet të paguajmë për ushqime ekstra, kur
njerëzit mund të shkojnë tek kafenetë politike dhe
të mos paguajnë asgjë? u çudit Xhonathani.
Gjyshja qeshi.
- Sepse ato kafene janë tepër të këqija,
- guzhinjerët, ushqimi, ambienti, - vërja vetë emrin. Guzhinjerët
e këqinj nuk hiqen asnjëherë nga puna në këto
kafene. Shoqata e tyre është tepër e fortë. Dhe guzhinjerët
e mirë shpërblehen rrallë, sepse xhelozohen të këqinjtë.
Morali është i ulët, ushqimi i pangrënshëm dhe
vetë Bordi i Tretjes vendos menunë.
- Kjo është gjëja më e keqe u hodh përpjetë
gjyshi. Ata përpiqen të kënaqin miqtë e tyre dhe
në fakt asnjë nuk kënaqet. Ta shikoje luftën për
bukë e patate. Bukë e patate ditë e natë, dekada të
tëra. Pastaj, Lobi i Brumërave organizoi fushatën e makaronave
dhe orizit. A të kujtohet? iu drejtua ai gruas. Kur ngrënësit
e makaronave më së fundi arritën të fusnin njerëzit
e tyre në bord, aty ishte hera e fundit që dëgjuam për
bukën e patatet.
Luiza mbylli gojën me dorë. Duke dalë nga mbrapa
kurrizit të gjyshes, ajo shtrembëroi turinjtë me përçmim.
Unë nuk i dua makaronat, gjyshe.
- Më mirë ti hash, zemër, se pastaj vijnë
Oficerët e Ushqimit.
- Oficerët e Ushqimit? pyeti Xhonathani.
- Shët! tha gjyshja, duke vendosur gishtin tek buzët.
Ai pa sipër shpatullave të saj dhe pastaj nga rruga
se mos i dëgjonte njeri.
- Ata që i bëjnë bisht ushqimeve të aprovuara
politikisht, zakonisht kapen nga Oficerët e Ushqimit. Fëmijët
i quajnë ata usha. Ushat ndjekin me vëmendje ushqimin dhe gjuajnë
këdo që shkel rregullat. Dokumentat e tyre të ushqimit dërgohen
në locale të veçanta dënimi, ku ata ushqehen me zor.
Luiza u rrënqeth.
- Po pse nuk hamë dot në shtëpi? Gjellët
e gjyshes janë më të mira.
- Nuk lejohet, shpirt, - tha gjyshja , duke e përkëdhelur
në kokë. Pak njerëz kanë leje të veçanta,
por ne nuk e kemi trajnimin e duhur dhe nuk përballojmë dot kërkesat
e tyre në gatim. Siç e shikon, Luizë, politikanët
besojnë se kujdesen më shumë se ne për nevojat tona.
- Përveç kësaj, - shtoi gjyshja, - ne duhet
të punojmë që të dy, që të paguajmë
taksat për çdo gjë.
Gjyshi eci nëpër verandë, duke folur më shumë
me veten e duke u ankuar.
- Ata thonë se ne kemi një shkallë më të
ulët tretje se më parë, megjithëse gjysma e popullsisë
ushqehet keq. Plani origjinal për të ushqyer më mirë
të varfrit, përfundoi me ushqim të keq për të
gjithë. Disa njërëz. Që nuk donin të përshtateshin,
kanë refuzuar të hanë dhe janë duke vdekur nga uria,
megjithëse ushqimin e kanë falsa. Çfarë është
më e keqja, gangsterët e vandalët futen nëpër
locale e asnjë nuk ndjehet i sigurtë.
- Mjaft tani, - tha gjyshja, duke parë vështrimin e
trishtuar të Xhonathanit. Nga frika ai nuk do të hyjë dot
në lokalet politike. Duhet të kesh pasaportën me vete kur
të futesh Brenda. Vetëm atëherë je në rregull.
- Faleminderit për preokupimin, gjyshe tha Xhonathani,
duke vrarë mendjen se çfarë ishte pasaporta dhe si mund
të merrte ushqim duke mos e patur.
- A mund të më jepni ndonjë fetë bukë
ta fus në xhep para se të